Në pjesën më të vjetër të Lisbonës, kukulla të thyera dhe të dëmtuara - disa të vjetra deri në një shekull - presin të trajtohen në një ‘spital’ të çuditshëm.

Holsiptal de Bonecas, që në shqip nënkupton spitali i kukullave, është themeluar në vitin 1830 dhe përshkruhet në udhërrëfyesit turistikë, si një nga punëtoritë më të vjetra të kryeqytetit portugez, që është ende në funksion, transmeton Telegrafi.


Brenda foto 2

Brenda foto 3

“Kemi klientë nga tërë bota dhe të gjitha moshat. Muze dhe koleksionues të shumtë kërkojnë ndihmën tonë, por më të shpeshtit janë individët - të lidhur në mënyrë emocionale me kukulla”, ka thënë pronarja 72-vjeçare Manuelsa Cutileiro.

Brenda foto 4

Brenda foto 5

Të grumbulluara në rafte dhe të vendosura në dollapë të tejdukshëm, fytyrat e qeshura, të nervozuara dhe nganjëherë me paraqitje të frikshme, duket sikur shikojnë derisa presin trajtimin.

Brenda foto 6

Brenda foto 7

Hapësirat tjera, janë mbushur me duar dhe këmbë të shkëputura nga trupat, që pritet të kompletojnë ndonjë lodër tjetër.

Brenda foto 8

Brenda foto 9

Mbi katërmijë kukulla mund të gjenden në këtë punëtori të pazakontë, ku secilit ekzemplar i hapet një llogari sikur pacientëve në spital, me të dhëna për dëmtimet, ndërhyrjet që duhet bërë dhe pronarin. /Telegrafi/