Një pronë në Londër me gjerësi vetëm 1.8 metra që është përshkruar nga sekseri i saj si "shtëpia më e hollë e Londrës" aktualisht është në shitje për 1.3 milion dollarë.

Shtëpia është e vendosur në Shepherd's Bush, në perëndim të Londrës, dhe dikur ishte një dyqan kapelesh.


Fotografi i modës Juergen Teller shndërroi dyqanin në një shtëpi në vitet '90 dhe aktori i "Pride and Prejudice”, Simon Woods jetoi në shtëpi midis viteve 2006 dhe 2008, shkruan Insider.

5ff451413793140019e2855a

Prona u rinovua nga Teller për të maksimizuar hapësirën dhe pavarësisht gjerësisë së saj të ngushtë, mburret me 1,034 metra katrorë në pesë kate. Ka dy dhoma gjumi, një dhomë studimi, një banjë me hapësirën e dollapit, një tarracë në çati dhe një kopsht të rregulluar.

Disa pamje nga shtëpia e famshme e Londrës ua sjellim më poshtë:

5ff4500a3793140019e28553

5ff450096056b60018721e91

5ff450146056b60018721e93

5ff450166056b60018721e94

5ff450166056b60018721e95

5ff450123793140019e28555

5ff450133793140019e28556

5ff450143793140019e28557

5ff450163793140019e28558

5ff450183793140019e28559

60003c5ca8de7700187d3ccb

/Telegrafi/