“Për çdo ditë i kontrolloj shpalljet për shitje të banesave me shpresë se do të gjej një apartament të vogël për familjen time me çmim të arsyeshëm, por më kot pasi çmimet kanë prekur tavanin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Marija Dineva, njofton REL.
Për të blerë banesë në lagjet periferike të Shkupit, vetëm për një metër katror që kushton rreth një mijë euro, asaj i duhet që për dy muaj ta lërë pa prekur pagën prej 500 eurosh.
“Në këtë kohë me këto paga, nuk e di kush është në gjendje realisht të blejë një banesë. Pa kredi prej disa dhjetëra mijëra eurosh është thjesht e pamundur të blesh banesë”, shprehet Maria. Ajo shton se çmimi për banesat që ajo ka shikuar për t’i blerë në lagjet periferike të Shkupit sillet nga 1000 deri 1300 euro për metër katror.
“Ajo që më ka bërë përshtypje është fakti se banesat e vjetra, në periferi, për shembull në lagjen Hipodrom, Mazhari, çmimet e banesave për një metër katror sillen rreth 1000 euro, përderisa banesat e reja në këto lagje arrijnë vlerën 1200 deri në 1300 euro për metër katror. Me të ardhurat që kam, është shumë e vështirë të blihet një apartament në lagjet periferike të Shkupit e jo më në Qendër ku çmimet janë më shumë se dyfishi i këtyre vlerave”, shprehet Marija Dineva.
Enti Shtetëror i Statistikave dhe Agjencia e Kadastrës në Maqedoninë e Veriut pesë vjetëve të fundit nuk kanë publikuar të dhëna për çmimin e banesave në Shkup dhe as për ato në qytetet e tjera të Maqedonisë së Veriut.
Radio Evropa e Lirë i ka pyetur këto institucione për arsyen, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.
Të dhënat e fundit të publikuara nga këto dy institucione janë të vitit 2019, të publikuara një vit më vonë më 2020. Sipas këtyre të dhënave, çmimi i banesave për një metër katror në Shkup atë kohë arrinte vlerën mesatarisht prej rreth 1000 eurosh.
Në bazë të agjencive që bëjnë ndërmjetësimin për shitblerjen e patundshmërive, një metër katror i një banese në lagjet periferike të Shkupit arrin vlerën e 1000 eurove.
Në Komunën Qendër të Shkupit një apartament prej 40 metrash katrorë shitet rreth 80 mijë euro, përkatësisht 2000 euro për metër katrorë. Kurse, çmimi për banesat e reja, sillet rreth 2500 euro për metër katrorë.
Çka ndikoi në rritjen enorme të çmimeve të patundshmërive?
Ndërtuesit thonë se në rritjen e çmimeve të banesave ka hise inflacioni, rritja e shërbimeve komunale, si dhe kostoja e ndërtimit.
Aliber Hamzai thotë se kursimet e fëmijëve që i ka në Gjermani, i ka investuar në blerjen e banesave, pasi siç thekson ai, në këtë mënyrë kursimet shumëfishojnë vlerën kundrejt inflacionit të lartë.
“Paraja e humbë vlerën, ama banesa jo. Përditë e më shumë kushton, edhe pse rrinë të zbrazëta”, thotë ai.
Kryetari i Shoqatës së ndërtuesve pranë Odës Ekonomike nga ndërmarrja ndërtimore “Granit”, Andrea Serafimovski, thotë se çmimi për metër katror në pjesën qendrore të Shkupit tani ka tejkaluar vlerën prej 2 mijë e 500 eurosh.
Ai thotë se pret që këto çmime të stabilizohen, por jo edhe të kthehen në nivelet para krizës së pandemisë dhe asaj ekonomike.
“Ai stabilizim i çmimeve do të reflektojë kostot reale, të ardhurat e kompanive, por do të reflektojë edhe shpërndarjen ndërmjet kërkesës dhe ofertës”, thotë Serafimovski.
Nga ana tjetër, Iskra Jankovska-Mihajllovska, kryetare e Kuvendit të Asociacionit të Arkitektëve në Maqedoninë e Veriut, për Radion Evropa e Lirë thotë se krahas tregut që përcakton çmimin e banesave, për të qenë ato të përballueshme për të gjithë qytetarët, shteti duhet të ndërhyjë në rregullimin e çmimeve.
Në të kundërtën, thekson ajo, një metër katror në mund të arrijë edhe deri në 6 mijë euro.
“Ligjet janë në favor të ndërtueseve në këtë moment, ata kur shesin një pjesë të apartamenteve, arrijnë të shlyejnë borxhin që kanë ndaj bankave dhe në këtë mënyrë ata nuk janë nën presion të shitjes, kështu që për pjesën tjetër të banesave ata nuk kanë obligim të paguajnë tatim derisa të shiten dhe investitorët diktojnë momentin se kur dhe me çfarë çmimi do të shesin”.
“Nëse [ndërtuesit] do të detyrohen t’i regjistrojnë në kadastër dhe të paguajnë tatim menjëherë sapo të jenë gati, sigurisht se ata do t’i ofrojnë në treg me një çmim më të lirë”, thotë Jankovska-Mihajlovska.
Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave gjatë vitit 2022 janë ndërtuar gjithsej 2.519 objekte nga kompanitë e ndërtimit dhe janë përfunduar 3.844 apartamente, nga të cilat 3.714 janë në pronësi individuale.
Sipërfaqja e përgjithshme e këtyre apartamenteve është 257.085 metra katrorë. Më shumë se gjysma e banesave të përfunduara në vitin 2022 janë në rajonin e Shkupit.
Sipas regjistrimit të vitit 2021, në Entin Shtetëror të Regjistrimit figurojnë 839.174 apartamente, nga të cilat 531.987 janë të banuara, që do të thotë se 307.187 banesa mbeten të pabanuara, që është gati një e treta e numrit total të apartamenteve në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar