Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen.

E lindur më 4 korrik të vitit 1994, bukuroshja mbush plot 29 vite jetë.


Asaj me këtë rast i është organizuar një festë, ku shihet me familjen dhe shoqërinë.

Artistja e famshme shfaqet e veshur me një kostum dypjesësh ngjyrë blu, teksa mbante në duar një buqetë me trëndafila.

Biondja flokët i kishte lënë të lëshuara dhe në disa video shihet duke fryrë qirinjtë e një torte.

Screenshot 1 18 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta këto ditë ka qenë në vëmendje të publikut pasi u përfol për një lidhje të re dashurie.

Era tashmë ka konfirmuar lidhjen me kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanin. /Telegrafi/

Screenshot 2 12 Foto: Screenshot/Instagram