LAJMI I FUNDIT:

Breivik: Trojet shqiptare të pushtuara nga xhihadistët

Breivik: Trojet shqiptare të pushtuara nga xhihadistët

Ekstremisti norvegjez që mori me gjakftohtësi të plotë jetën e të paktën 85 të rinjve në ishullin norvegjez të Utoyas, pak muaj para aktit që tronditi Norvegjinë dhe botën mbarë kishte publikuar në internet manifestin e tij. I publikuar nga e përditshmja italiane “Corriere de la sera”, manifesti ku mbështetej teoria ekstremiste e Anders Behring Breivik, ka një titull tejet domethënës: Deklarata e Pavarësisë së Evropës.

Brenda këtij manifesti, vrasësi ekstremist kishte paraparë të gjitha aksionet që pritej t’i vinte në jetë njërin pas tjetrit.

Ashtu si teoria shfarosëse e nazizmit ndaj hebrenjve, manifesti i ekstremistit të djathtë norvegjez ka si lajtmotiv çlirimin e Evropës nga kultura islamike dhe sistemi shoqëror multi-kultural marksist.

Në këtë manifest, Breivik flet edhe për shqiptarët, të cilët i cilëson si njerëz të pamëshirshëm dhe të vendosur. Sipas tij shqiptarët drejtojnë botën e nëndheshme në Evropë. Ekstremisti i renditë shqiptarët, e në veçanti kosovarët, si pjesë të xhihadit islamik global, që ka si lajtmotiv islamizimin e popujve të Evropës.


Trojet shqiptare, sipas Breivik, janë të pushtuara nga xhihadistët. “Në planet e dëbimit të pastrimit të Evropës nga islamikët, trojet shqiptare do të jenë një zonë e rëndësishme transiti për një numër të madh të të larguarve”, ka shkruar ai.

Madje, shfrenimi i ekstremistit shkon deri aty sa kërcënon shkatërrimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, të cilën e cilëson instrument për islamizimin e Evropës.

Ai kërkon krijimin e një aleance të re, si ajo e ushtrive të kryqëzatave, ku të përfshihet edhe Rusia. Manifesti me simbole të lashta të besimeve kelte, dhe me referenca mbi historinë e kalorësve templarë, është firmosur nga Andrew Breivik, pikërisht në versionin anglo-sakson të emrit të tij. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Drejtësi
Kalo në kategori