LAJMI I FUNDIT:

Bregu: Me pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, Ballkani Perëndimor mund të kursejë 800 milionë euro në vit

Bregu: Me pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, Ballkani Perëndimor mund të kursejë 800 milionë euro në vit

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu ka thënë se nëse do të kishte më shumë pika të përbashkëta të kalimit kufitar atëherë rajoni do të kursente 800 milionë euro në vit.

Këtë deklaratë, Bregu e bërë gjatë një konference për media.


“Nëse do të kishim më shumë pika të përbashkëta të kalimit kufitar dhe nëse ato do të punonin 24 orë në 7 ditë, me lehtësimin e procedurat fitosanitare dhe doganore, atëherë ne si rajon do të kursenim 800 milionë Euro në vit.

“RCC inicioi krijimin e korsive të gjelbra gjatë izolimit të shkaktuar nga pandemia së bashku me Sekretariatin e Traktatit të Komunitetit të Transportit, CEFTA, Komisionin Evropian dhe 6 qeveritë e Ballkanit Perëndimor që lejuan kalimin e mallrave dhe ilaçeve në rajon dhe duhet t`ju kujtohet se sa të shqetësuar ishim të gjithë në fillim për këtë çështje. Filluam me lejimit e qarkullimit të 2 mijë kamionëve në ditë, në radhë për orë të tëra, madje deri në 20 orë në ditë duke qëndruar në kufi. Duhet të keni parasysh se nëse një shofer kamioni humbet aq shumë kohë duke pritur në kufi, atëherë ai do të kalonte 80% të jetës së tij në pikat kufitare. Po kjo ka ndikim direkt edhe në ekonomi, sepse për çdo minutë që humbet një shofer kamioni duke u vonuar, humbasim 2 euro. Tani bëni një llogari se sa humbasim si rajon”, shtoi Bregu.

Konferenca u organizua në bashkëpunim nga RCC, Sekretariati i Komunitetit të Transportit, CEFTA dhe Administratat Doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Përveç Bregut, konferenca për shtyp u drejtua edhe nga Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit CEFTA, Matej Zakonjsek, Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit dhe përfaqësues të doganave të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Tani lëvizin 13 mijë kamionë në ditë dhe shifrat mund të jenë edhe më të larta. Shoferët e kamionëve nuk mbajnë me radhë për orë të tëra dhe kjo na bindi për të kuptuar se sa herë ka bashkëpunim në rajon gjërat përmirësohen. Tani duhet të mbajmë hapur në 24/7 kufijtë tanë, përfshirë rregulloren fitosanitare dhe certifikatat e çdo vendi, por gjithashtu duhet të nxitim krijimin e korsive të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së”, përfundoi Bregu fjalën e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori