Legjislacioni i ri u miratua nga Presidenti Dilma Rousseff muajin e kaluar.

Ky ligj thotë se dërgimi i emailave tek punëtorët pas orarit të punës, është ekuivalent me urdhrat e dhëna në mënyrë direkte për punonjësit.


Ligjvënësit brazilian i kanë thënë gazetës Folha de Sao Paulo se ligji i ri e e bën të mundur që punëtorët të cilët i janë përgjigjur emailave pas orarit të punës, të kërkojnë pagesë për punë jashtë orarit.

Pas aplikimit të këtij ligji në Brazil, ka edhe shtete tjera të cilat po mendojnë ta kopjojnë këtë ligj, në mënyrë që t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve të cilët angazhohen edhe pas orarit të punës. / Telegrafi /