LAJMI I FUNDIT:

”Branitellat” takohen me ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski

”Branitellat” takohen me ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka realizuar një takim me një delegacion të shoqatës ”Dostoinstvo” dhe familjarë të ushtarëve të vrarë në konfliktin e vitit 2001, transmeton Telegrafi.

Gjenerali Stojançe Angellov, krytar i ”Dostoinstvo”, e njoftoi ministrin detajisht për procedurat e dëmshpërblimit që është bërë nga ana e familjarëve të ushtarëve të vrarë dhe invalidëve të luftës, ku është theksuar se edhe më tej, 12 familje të të vrarëve nuk u është ofruar asnjë ndihmë.


Nga ana tjetër, ministri Spasovski ka treguar gatishmëri që të angazhohet maksimalisht që kjo padrejtësi ndaj tyre të përmirësohet./Telegrafi/