Ylli i Manchester United, Brandon Williams është fotografuar duke thithur oksid azoti pranë terreneve stërvitore të klubit.

Mbrojtësi i krahut 22-vjeçar, i cili nuk ka arritur të depërtojë në ekipin e parë këtë sezon, është filmuar duke thithur substancën në makinën e tij - Mercedes Brabus.

Në videon e publikuar nga The Sun, ai duket se ia kalon substancën një pasagjeri në makinë, ndërsa është filmuar nga një automjet tjetër.

Substanca nuk është e paligjshme për t'u përdorur, por është e paligjshme për t'u shpërndarë sipas ligjeve në fuqi të Britanisë së Madhe.

Por, qeveria planifikon të ndryshojë ligjin , i cili njihet edhe si 'hippy crack', dhe ta ndalojë atë plotësisht, si pjesë e një legjislacioni të ri për të luftuar substancat ilegale.

Williams, i cili ka lindur në Mançester, ka luajtur vetëm pesë minuta nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag këtë sezon.

Marrja e atyre substancave, veçanërisht në mënyrë të përsëritshme, mund të pengojë aftësinë e tij në fushë. Nuk ka dyshim se Ten Hag nuk do të jetë i impresionuar nga kjo.

Ka spekulime se ai mund të transferohet ose të huazohet te Middlesbrough pas paraqitjeve të tij të kufizuara për klubin këtë sezon.


*Oksidi i azotit u jep përdoruesve një energji të përkohshme - nganjëherë duke çuar në të qeshura - dhe mund të shkaktojë halucinacione dhe deformime të zërit. /Telegrafi/

Brandon Williams appears to inhale 'hippy crack' from a balloon while in the passenger seat of a Mercedes Brabus

telegrafi sport app