Banka Qendrore e Kosovës (BQK), Fondi i Kursimeve Pensionale (Trusti) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) janë disa nga institucionet që vazhdojnë të drejtohen me ushtrues detyre apo mungesë të bordeve.
Institucioni më i lartë financiar në vend e kishte përsëritur konkursin për guvernator të ri pas dështimit të përzgjedhjes së tij nga Kuvendi i Kosovës.
Ditë më parë, Paneli zgjedhor për përzgjedhjen e guvernatorit të BQK-së ka dërguar në Qeveri dhe në Kuvend të Kosovës dy emrat e kandidatëve me më shumë pikë, të përzgjedhur për këtë pozitë.
BQK-ja aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së guvernatorit Bashkim Nurboja, i cili e ka marrë këtë pozitë pasi që Fehmi Mehmetit i ka skaduar mandati më 29 mars të këtij viti.
Në fillim të qershorit Komisioni për Përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Trustit i ka propozuar Kuvendit pesë emrat për anëtarë të këtij bordi.
“Në konkursin për këto pozita ishin pranuar 60 aplikacione. Pesë kandidatët e përzgjedhur për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së propozohen pas përfundimit të intervistave dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme”, thuhej në njoftim.
Kurse, javën e kaluar kishte dështuar mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ku pritej të diskutohej përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Trustit.
Po ashtu, ATK-ja për një kohë të gjatë është duke u drejtuar me ushtrues detyre, pasi që Ministia e Financave më 10 shkurt të vitit të kaluar kishte nxjerr një vendim për caktimin drejtorit aktual Ilir Murtezajt si ushtrues i detyrës.
Lidhur me këtë çështje, koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa tha se kjo është një paaftësi e Qeverisë.
“Problemi është se institucionet më të ndjeshme të ekonomisë vazhdojnë të qeverisen me ushtrues detyre apo pa udhëheqës fare”, ka thënë Mustafa në një intervistë për Telegrafin.
“E kemi Bankën Qendrore të Kosovës pa asnjë arsye sot është pa guvernator, po qeveriset me ushtrues detyre, po ashtu e kemi Administratën Tatimore të Kosovës me ushtrues detyre, e kemi Njësinë e Inteligjencës Financiare pa drejtor, e kemi Trustin ende pa bord dhe kjo tregon një paaftësi në qeverisje, ku duke e pasur vetëm Qeverinë, e asnjë sfidë në ndarjen e pushtetit dhe Kuvendin me një shumicë të pa kontestuar prapë nuk arrijnë që t’i plotësojnë vendet në të rëndësishme për ekonominë e vendit”, shtoi ai.
Sipas tij, në BQK është krijuar një situatë që nuk ka ndodhur në 20 vitet e fundit.
“Në BQK kemi situatën që nuk ka ndodhur në 20 vitet e fundit, sot e kemi pa guvernator, e kemi Bordin që janë eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët tani i kanë marr përgjegjësitë e Bordit Ekzekutiv. Është një situatë e jashtëzakonshme, ku sot është zgjedhur një person për ta mbikëqyrur ekzekutivin por nuk ka kush ta mbikëqyr atë”, është shprehur ai.
“Ministri në hije” i PDK-së kishte treguar se ministrit të Financave nuk i kanë pëlqyer emrat që kanë aplikuar për Bord të Trustit.
“Ministri i Financave në Komisionin për Financa i shikonte emrat se kush ka aplikuar, nuk i pëlqenin këta emra që kanë aplikuar për Bord të Trustit. Kjo është një papërgjegjësi totale”, ka përfunduar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët