Banka Qendrore Evropiane ka rritur sërish normën e interesit me 25 pikë përqindje pra në 4 për qind, që është niveli më i lartë që nga fillimi i monedhës euro në 1999.
Sipas BQE-së, edhe pse inflacioni vazhdon të bie, ky vazhdon të mbetet shumë i lartë për një kohë të gjatë.
“Inflacioni vazhdon të bjerë, por ende pritet të mbetet shumë i lartë për një kohë të gjatë. Këshilli Drejtues është i vendosur të sigurojë që inflacioni të kthehet në objektivin e tij afatmesëm prej 2 për qind në kohën e duhur. Për të përforcuar progresin drejt objektivit të tij, Këshilli Drejtues vendosi sot të rrisë tre normat kryesore të interesit të BQE-së me 25 pikë bazë”, thekson BQE-ja.
Institucioni në i lartë financiar i BE-së, la të kuptohet se mund të mos ketë më nevojë të rrisë më tej normat, megjithëse tha se mbetet e varur nga të dhënat.
“Normat kryesore të interesit të BQE-së kanë arritur nivele që, të mbajtura për një kohëzgjatje mjaft të gjatë, do të japin një kontribut të konsiderueshëm në kthimin në kohë të inflacionit në objektiv. Këshilli Drejtues do të vazhdojë të ndjekë një qasje të varur nga të dhënat për të përcaktuar nivelin e duhur dhe kohëzgjatjen e kufizimit”, thuhet në vendim.
Eurozona në tërësi e ka shmangur recesionin deri më tani, por Gjermania, ekonomia më e madhe e saj ka pësuar tkurrje. Nuk janë vetëm normat më të larta të interesit që po rëndojnë aktivitetin ekonomik. Një tjetër faktor ishte edhe frika nga mungesa e gazit natyror pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Po kështu është edhe dobësia në Kinë, ku mbështetet shumë industria prodhuese e Gjermanisë.
Në të njëjtën kohë, norma e inflacionit në Eurozonë qëndron në 5.3 për qind, ende shumë larg mbi objektivin prej 2 për qind të BQE-së. Edhe pse ka renë nga kulmi prej 10.6 për qind në tetor, parashikohet të vijojë në këto nivele për disa kohë.
Komisioni Evropian në fillim të kësaj jave uli parashikimet për zgjerimin ekonomik dhe tha se inflacioni do të vazhdojë të jetë mesatarisht më shumë se 3 për qind në vitin 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës