LAJMI I FUNDIT:

Bozhinovski do të gjykohet për spiunazh?

Bozhinovski do të gjykohet për spiunazh?

Gazetari kontroverz Zoran Bozhinovski po hetohet nga Prokuroria Themelore Publike Shkupi 1 për veprën spiunazh, shoqërim keqbërës dhe shantazh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria e Shkupit, për ndjekje të krmit të organizuar dhe korrupsionit ka njoftuar se janë mbaruar të gjitha hetimet, ndërsa masa e paraburgimit do t’i vazhdohet deri në një vendim përfundimtar, njofton Zhurnal.

Përndryshe Bozhinovski njihet edhe për kritikat e ashpra ndaj funksionarëve të BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së. Më herët Bozhinovski publikoi edhe një përgjim ku thuhet se në telefon kanë folur Ermira Mehmeti dhe ish zëvendës kryeministri Musa Xhaferi, poashtu nga BDI./Telegrafi/