Bozhinovska paralajmëroi revizion: Nuk do të kem kurrfarë tolerance për këdo që e ka shkelur ligjin

Dorëzimi i të gjitha raporteve të revizionit deri më tani të cilët janë bërë në pjesën e institucioneve nën kompetencë të Ministrisë së Energjetikës dhe dakordimi i procesit të revizionit të vazhdueshëm të rregullt në të gjitha institucionet, ishte dakorduar në takimin e sotëm të Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe kryerevizorit shtetëror Maksim Aceski
“Ka një qëndrim joserioz ndaj raporteve të revizionit, të cilat për vite të tëra janë vërejtur dhe evidentuar dhe për më tepër janë informuar për krimin në institucionet si EMV, MEPSO, KME Manastir, ndërsa askush nuk ka reaguar. Kjo tashmë do të ndalet si praktikë, kushdo që ka kryer krim apo do të tentojë të bëjë krim në fushën e energjisë do të duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk do të kem kurrfarë tolerance për këdo që e ka shkelur ligjin”, ka deklaruar ministrja Bozhinovska në takimin me Aceskin, noftuan nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Kryerevizori, shtohet, në takim ka folur për raportet e deritanishme për punën e këtyre institucioneve dhe parregullsive të evidentuara.
“Pas takimit me Aceskin, do të hyjmë në komunikim me institucionet kompetente për të iniciuar procedura për kontrollimin e të gjitha rregullsive të theksuara në raportet e revizionit. Ministria gjatë ditës së djeshme i ka dërguar një shkresë Byrosë së Metrologjisë, Inspektoratit Shtetëror të Inspektimit Teknik, Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës, Entit Gjeologjik, SHA MEPSO, EMV, Operatorit Kombëtar të Tregut të Energjisë Elektrike, SHA NOMA GAS, NP ‘Strezhevë’, Agjencia për Energjetikë për dorëzimin e raportit për aktivitetet e realizuara në 4 vitet e fundit dhe gjendjen financiare në të cilën gjenden institucionet”, njoftuan nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë