LAJMI I FUNDIT:

Botime të reja: Dy libra të vyer vijnë në gjuhën shqipe

Botime të reja: Dy libra të vyer vijnë në gjuhën shqipe

“Dashurologjia” dhe “Shkolla e jetës” janë librat bestseller, të autorit të njohur kroat, Bruno Shimlesha, i cili është një njeri shumëdimensional, njëlloj siç edhe letërsia e tij është poliedrike dhe e shumanshme. Këto vepra gjuhën shqipe i ka sjellë, Shtëpia Botuese DAMO.

Këta libra janë dy gur themeltarë në botëkuptimin ballkanik e mesdhetar të kësaj lloj filozofie; dy botime të shkruara nga një dorë dhe mendje elegante, nga një mendimtar i rafinuar e fort i përgjegjshëm për përçimin e vlerave më realiste e të zbatueshme në jetën e përditshme, për sytë dhe mendjet e lexuesve, duke synuar pandalshëm atë zdritjen, ndriçimin final të pritësit të këtyre mesazheve të panumërta të ndërgjegjshme apo krejt të pavetëdijshme, që ngjallen e burojnë në çdo faqe të këtyre dy librave të vyer.

Kështu, “Dashurologjia” do të përbëjë një derë të panjohur për në këtë botë kaq magjepsëse e mbresëlënëse ku pluskon dashuri nga çdo pore, në kuptimin më thelbësor e të gjerë të këtij termi kaq universal të dashurisë në çdo formë dhe mishërim.


Ndërsa, “Shkolla e jetës” do t’ju ndihmojë që vërtet të “shkolloheni” në shumë aspekte, nga më të çmuarit në rrugëtimin tuaj jetësor, duke u lartësuar më tej në botëkuptimin tuaj, duke u dëlirësuar e shkathtësuar në hapat tuaj.

“Dashurologjia” ka 330 faqe dhe kushton nëntë euro, ndërsa libri “Shkolla e jetës” ka 213 faqe dhe kushton shtatë Euro. Oërkthimin e tyre në gjuhën shqipe e ka bërë Elvi Sidheri, ndërkaq lexuesit të dy këta libra mund t’i gjejnë në të gjitha libraritë në Kosovë dhe në Shqipëri. /Telegrafi/