Të krijosh në këto kohë të vështira kur çdo gjë është kthyer mbrapsht, nuk është aspak e lehtë.

Në industrinë e modës përveç përkushtimit dhe dëshirës, rol shumë të madh luan edhe inspirimi, i cili mund të vij nga gjithandej, por në kushte pandemie dhe karantine nuk është habi që të mungoj inspirimi dhe dëshira për punë.


Por, kjo nuk e pengoi aspak stilistin Arian Krasniqi, unik dhe i gatshëm të rrezikoj, ai arriti që duke dhënë më të mirën nga vetja të krijoj koleksionin e tij të ri - “Botanical Gardens”, apo në shqip “Kopshtet Botanike”.

Në një intervistë për Telegrafin, disenjatori Krasniqi ka folur më shumë rreth koleksionit të ri, inspirimin, dëshirën për të krijuar, shkollimin dhe synimet për të ardhmen.

"Koleksioni “Botanical Gardens” është krijuar për sezonin Pranverë/verë 2021. Në të përfshihen gjithsej 20 kreacione. Ngjyrat e përdorura janë: e kuqe, e zezë, krem dhe rozë. Ngjyra këto, të inspiruara nga botanika e ndryshme, e cila po ashtu ishte inspirim i detajeve dhe elementeve të këtij koleksioni, siç janë lulet e qëndisura, gjethe dhe bime te ndryshme, por më e veçanta e cila asocion më shumë më kopshtet botanike është manipulimi me materialin, duke krijuar kështu petale".

ari the brand 125179840 797023490846264 1857544297820697579 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi

Tutje, kreatori tregon më shumë rreth inspirimit, idesë dhe realizimit të koleksionit më të ri.

“Inspirimi fillestare ishte nga vizitat e shumta në Kew Gardens, Londër gjatë studimeve. Pas krijimit të një vizioni fillestar, ishte pothuajse e pamundur të mos e bazoja koleksionin në lule të ndryshme, kështu që vazhdova me hulumtimin e botës së bimëve, që të inspirohem më tutje rreth detajeve te ndryshme si dhe ne përshtatjen e ngjyrave dhe formave me stilin tim të krijimit. Shumë prej materialeve të zgjedhura janë të prodhuara me detaje botanike, apo janë të manipuluara për të shprehur inspirimin e natyrës. Koleksioni kryesisht është i përbërë prej fustaneve të gjatë dhe silueta te ndryshme, të cilat theksojnë edhe me tutje bukurin e cila rrjedh nga gërshetimi i elementeve te natyrës”.

ari the brand 124881496 793051318221825 2508563078577206166 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi

Pavarësisht të gjitha anëve negative të punës në kushte pandemie, Krasniqi tregon se te ai kishte edhe një anë pozitive.

“Ashtu si globalisht edhe mua personalisht më është ngadalësuar procesi i krijimit të dizajneve, marr parasysh masat për sigurinë kundër coronavirusit. Gjatë fazës së parë të pandemisë, kemi mbyllur procesin e punës totalisht, pastaj filluam punën me një grup të vogël, duke u kujdesur shumë që të mbahej distanca fizike. Pastaj, me lehtësimin e masave u rikthyem i gjithë grupi i brendit për të përfunduar koleksionin, kurse tani jemi duke vazhduar me punët si zakonisht, por gjithmonë duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse. Por, si anë pozitive e kësaj periudhe për mua, ishte fakti që kisha më shumë kohë të fokusohem në anën time kreative dhe të mos merrem shumë me anën teknike dhe realizimin e projekteve, gjë që besoj se u reflektua në projektin tim të fundit”, tha ndër të tjera Krasniqi për Telegrafi.

ari the brand 123367347 143874687427240 4866395275485744555 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi

Disenjatori tregon për Telegrafin pak edhe për shkollimin, si zgjodhi që ta ndjek këtë rrugë.

“Dizajni i modës ishte një specifikim të cilin e bëra pas vitit parapërgatitor në art dhe dizajn. Shkollimin universitar e kam përfunduar në Londër në Universitetin “Istituto Marangoni”, për tre vite. Do veçoja faktin qe ne vitin e fundit, unë dhe nëntë studentë të tjerë nga e gjithë gjenerata, u përzgjodhëm të paraqesim krijimet tona në shfaqjen e universitetit”.

ari the brand 125858028 409221473448633 5846586426681259582 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi

Përveç punës tani, disenjatori i Koleksinot “Botanical Gardens”, tregon për Telegrafin synimin dhe dëshirat e tij.

“Sa i përket të ardhmes, jam duke punuar në hapjen e butikut me lokacion në Prishtinë. Gjithashtu, kam filluar punën për koleksionin Vjeshtë/Dimër 2021, si dhe në krijimin e mundësisë për porosi online. Çka synoj dhe dua te arrij është që të kem ndikim në përhapjen e një fryme me evropiane te dizajnit dhe veshjeve ne Kosovë”.

ari the brand 126875456 662532251101756 2154087507458413407 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi

E krejt në fund, Krasniqi tregon se cili ishte qëllimi dhe mesazhi që ai dëshironte të përcjell me këtë koleksion.

“Me këtë koleksion dëshiroja te përcjell pak lumturi dhe ndjenja pozitive, sidomos për kohen në të cilën jemi duke jetuar, ku e gjithë bota është nën ndikim të virusit dhe në izolim. Prandaj krijimi i veshjeve te cilat japin energji pozitive, me përzgjedhjen e ngjyrave te ndezura dhe siluetat e inspiruara nga moda Parisiene, shpresoj qe do sjellin një fryme pak me ndryshe ne tregun kosovar”. /Telegrafi/

ari the brand 126838949 922000915003108 632087897614043450 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi

ari the brand 126271065 1091485187948110 4963869836886011402 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi

ari the brand 126197996 230370791820181 2292490224850832834 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi

ari the brand 125109951 3752024734818295 303642944962309274 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi

ari the brand 124619827 153641703151986 4772597532384942952 n Koleksioni i ri i stilistit Arian Krasniqi