LAJMI I FUNDIT:

Bota kurrë më afër katastrofave globale sipas “Orës së Kijametit” – çfarë duhet të dini për këtë llogaritje të shkencëtarëve

Bota kurrë më afër katastrofave globale sipas “Orës së Kijametit” – çfarë duhet të dini për këtë llogaritje të shkencëtarëve

Buletini i Shkencëtarëve Atomikë vendosën akrepat e “Orës së Kijametit” 90 sekonda pak para orës 12 në mesnatë.

Kjo do të thotë se bota, nuk ka qenë që moti më afër katastrofave globale, duke i atribuuar rasteve sikurse të konfliktit të Ukrainës dhe Rusisë, kërcënimit të kësaj të fundit me armë bërthamore si dhe luftën midis Izraelit dhe Gazës, transmeton Telegrafi.


Por, çfarë është “Ora e Kijametit”?

Sipas organizatës jofitimprurëse me bazë në Çikago, “Ora e Kijametit” është një orë simbolike ku përmes akrepave të aktivizuar nga shkencëtarët tregon se sa afër jemi “për ta shkatërruar botën”.

Sa më afër që akrepat i afrohen mesnatës, aq më afër njerëzimi është afër fundit të botës.

Dhe mbrëmë, sikurse vitin e kaluar akrepat e orës u pozicionuan në 90 sekondat e fundit të para mesnatës.

Rreziqet që qojnë në katastrofat globale mund të vijnë nga tensionet politike, armët, teknologjia, ndryshimet klimatike ose pandemitë.

Si caktohet ora?

Akrepat e “Orës së Kijametit” zhvendosën sa më afër dhe sa më larg mesnatës bazuar se si shkencëtarët i shohin kërcënimet ekzistenciale në një kohë të caktuar.

Buletini e përditëson orën çdo vit. Një bord shkencëtarësh dhe ekspertësh të tjerë në teknologjinë bërthamore dhe shkencëtarët klimatikë, duke përfshirë 10 laureatë të Nobelit, diskutojnë ngjarjet botërore dhe përcaktojnë se ku të vendosin akrepat e orës çdo vit.

“Buletini është paksa si një mjek që bën një diagnozë”, tha organizata në faqen e saj të internetit.

Cilët faktorë çuan në këtë njoftim?

Pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia, i cili do të arrijë në përvjetorin e tij të dytë muajin e ardhshëm, ka përshkallëzuar tensionet me Perëndimin në nivelet e tyre më të rrezikshme që nga Lufta e Ftohtë.

“Një fund i qëndrueshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë duket i largët dhe përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia në atë konflikt mbetet një mundësi serioze. Në vitin e kaluar, Rusia ka dërguar sinjale të shumta shqetësuese bërthamore”, tha Buletini i shkencëtarëve.

Ata përmendën vendimin e presidentit rus Vladimir Putin në shkurt për të pezulluar pjesëmarrjen ruse në traktatin e ri START me Shtetet e Bashkuara, i cili kufizoi arsenalet strategjike bërthamore të të dy vendeve.

SHBA dhe Rusia mes tyre kanë gati 90 për qind të kokave bërthamore në botë, të mjaftueshme për të shkatërruar planetin shumë herë.

Ata gjithashtu cituan njoftimin e Putinit në mars për vendosjen e armëve taktike bërthamore nga Rusia në Bjellorusi dhe miratimin e tetorit nga parlamenti rus të një ligji që tërheq ratifikimin e traktatit global që ndalon testet e armëve bërthamore.

Faktorë të tjerë sikurse lufta mes Izraelit dhe Hamasit dhe po ashtu ndryshimet klimatike gjithashtu u përmenden nga ky komunitet i shkencëtarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori