LAJMI I FUNDIT:

Bota e egër në Bjeshkët e Nemuna- pamje të kapura nga kamera-kurth të rrëqebullit të Ballkanit dhe specieve tjera

Bota e egër në Bjeshkët e Nemuna- pamje të kapura nga kamera-kurth të rrëqebullit të Ballkanit dhe specieve tjera

Nën-lloji më i rrezikuar në botë – rrëqebulli i Ballkanit është incizuar në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna.

Video është realizuar nga hulumtimet me kamera kurth në kuadër të organizata mjedisore ERA Group, përmes kamerave të veçanta të quajtur “Kamera-kurth”.

Ky incizim është bërë në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit.


Për praninë e rrëqebullit në Bjeshkët e Nemuna ka pasur informacione prej viti 1974, por nuk ka pasur konfirmim të dokumentuar me fotografi.

Kosova është vendi i tretë që e ka dokumentuar praninë e rrëqebullit në territorin e saj përmes fotografive.

Shpërndarja aktuale e rrëqebullit ballkanik është e kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht ne zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke u përhapur në veri në Mal të Zi dhe në Kosovë.

Vlerësohen të jenë më pak se 100 sosh dhe paraqet specien e rrëqebullit më të rrezikuar në tërë botën.

Ky rezultat vjen si pjesë e aktiviteteve të projektit të mbështetur nga Euronature dhe Kora, “Mbrojtja dhe konservimin e natyrës së egër në territorin e Ballkanit” i cili që nga viti 2013 e ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në Kosovë përmes organizatave ERA Group dhe “FINCH”.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është ruajtja e rrëqebullit, e gjahut te tij dhe e habitatit të tij.

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx martinoi) është nën specie e Rrëqebullit të Euro Azisë (lynx lynx). Është kafshë e egër mishngrënëse dhe bën pjesë në familjen e maceve (Felidae), me trup deri një metër të gjatë, me qime të buta, të dendura e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër.

Rrëqebulli në Kosovë është kafshë e mbrojtur me ligj që nga viti 1973.

Videon mund ta shihni duke klikuar mbi fotografinë më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori