Peter Bosz rrezikon të jetë në krye të Bourussia Dortmundit.

Barazimi i çmendur në derbin Ruhrit ndaj Schalkes, ka bërë që e ardhmja e teknikut të BVB-së të vihet në dilemë të madhe.


Rezultat negative të njëpasnjëshme, me kreun e tabelës së klasifikimit që largohet gjithnjë e më shume, kanë bërë që drejtuesit e klubit verdhezi të vihen në lëvizje për të gjetur pasuesin e 54-vjeçarit holandez.

Bilanc katastrofik regjistrohet për Dortmund. Në pesë javët e fundit verdhezinjtë nuk regjistrojnë asnjë fitore. Shifrat flasin për tre humbje dhe dy barazime si dhe vendi i pestë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 21 pikëve, nëntë pikë larg Bayernit kryesues.

Në fakt një lajm i tillë po qarkullon prej javësh rreth kampit të Dortmundit.

Nëse ende nuk mund të flitet për  emra konkret se kush do të jetë pasuesi i Bosz, një gjë është e sigurt që kupola drejtuese e Dortmundit nuk beson më tek aftësitë e ish-trajnerit të Ajax. /SS/

telegrafi sport app