Bosi famëkeq i drogës arratiset nga burgu, presidenti i Ekuadorit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ekuadori ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit u zhduk nga qelia e tij, ndërsa trazirat shpërthyen në burgjet në të gjithë vendin, ku rojet e burgut u mposhtën dhe u morën peng.
Mijëra ushtarë dhe policë janë në kërkim të Adolfo Macías, i njohur si Fito, lideri i dënuar i bandës së fuqishme të drogës Los Choneros, transmeton Telegrafi.
44-vjeçari bosi i drogës u zhduk të dielën nga një burg në qytetin port të Guayaquil ku po vuante dënimin. Së shpejti ai do të duhej të transferohej në një burg të sigurisë së lartë në të njëjtin qytet.
Presidenti ekuadorian Daniel Noboa shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme 60-ditore, shkruan The Guardian.
“Ka kaluar koha kur të dënuarit për trafik droge, atentate dhe krim të organizuar i thoshin qeverisë se çfarë të bënte”, tha ai.
Noboa, 35 vjeç, i cili u zgjodh në nëntor me një premtim për të goditur krimin, tha se qeveria e tij kishte urdhëruar ushtrinë dhe policinë të ndërmarrin veprime.
“Nuk do të negociojmë me terroristët dhe nuk do të ndalemi derisa të rivendosim paqen tek ekuadorianët”, tha ai.
Vitet e fundit, vendi i Amerikës së Jugut është përballur me një valë dhune, dhe qeveritë e njëpasnjëshme kanë qenë të pafuqishme në përpjekjen për të frenuar krimin e organizuar.
Autoritetet e burgut në Ekuador konfirmuan se gardianët ishin marrë peng në pesë burgje në të gjithë vendin, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Pamjet e paverifikuara nga mediat sociale supozohet se tregojnë anëtarë të bandës të maskuar dhe me thika, që mbajnë peng gardianët e burgut teksa lexojnë deklarata që i luten presidentit Nobo që “të kujdeset për jetën dhe sigurinë e tyre”.
Macías ka vuajtur një dënim me 34 vjet burgim që nga viti 2011, i dënuar për trafik droge, vrasje dhe krim të organizuar. Ai ishte në burgun Guayas 4, i njohur si La Regional, në Guayaquil, një qytet port. Los Choneros është një nga bandat ekuadoriane që autoritetet e konsiderojnë përgjegjëse për valën e dhunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Kundërshtarit të Erdoganit i anulohet diploma, Imamoglut po i pamundësohet të kandidojë për president të Turqisë

Zelensky reagon pas telefonatës Trump-Putin

Gjykatësi federal ndal mbylljen e USAID-it

Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Çfarë duhet të dini për bisedën telefonike Trump-Putin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin