Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, sulmin terrorist në Banjskë dhe kandidaturën e tij për ndërmjetës në dialog, në vend të Miroslav Lajçakut.
Pahor, aktualisht drejtor i Institutit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, pas disa muajsh theu heshtjen lidhur me kandidaturën e tij për ndërmjetës të dialogut Kosovë-Serbi, gjersa në një interviste për N1 ka folur për shumë çështje.
“Në mars, unë u ftova në Bruksel për të parë të dërguarin special, Miroslav Lajçak, i cili më pyeti nëse do të isha i gatshëm të konsideroja vazhdimin e punës së tij, nëse do të më jepej mandati i Këshillit të BE-së. Mora pak pushim. Edhe atëherë isha i vetëdijshëm për të gjitha grackat që e presin atë që merr përsipër këtë detyrë, por vendosa ta bëj”.
“E dija se nuk do të funksiononte pa mbështetjen e aktorëve kryesorë në politikën sllovene. Ata ma dhanë, për të cilën i jam mirënjohës”.
Por, sipas tij, më pas diçka ndryshoi në Bruksel. “Nuk i di të gjitha arsyet pse. Procesi i përzgjedhjes nuk ishte përfunduar tashmë në maj, siç u tha fillimisht, por Këshilli (i ministrave të jashtëm të BE-s) vendosi në qershor të zgjasë mandatin e Lajçak për gjysmë viti, pra deri më 31 janar”, ka thënë Pahor, transmeton Telegrafi.
“Unë vetë mbetem i gatshëm ta plotësoj këtë pozicion, nëse emërohem. Megjithatë, bazuar në më shumë se 30 vjet përvojë vendase dhe ndërkombëtare, e kam të qartë se do të ishte më e lehtë për mua në procesin e përzgjedhjes në maj. Pas zgjedhjeve evropiane, kur formohen drejtuesit e institucioneve evropiane, duhet të shpërndahen edhe disa vende të rëndësishme…”.
“Në të njëjtën kohë, i them Brukselit: Unë jam këtu me përvojën time, arritjet, njohuritë dhe autoritetin e dikujt që pranohet si ndërmjetës i ndershëm në Kosovë, Serbi dhe Ballkanin Perëndimor. Si dikush që e zgjidhi problemin me Kroacinë në mënyrë paqësore, normalizoi marrëdhëniet me Serbinë, kur Sllovenia njohu Kosovën dhe pati një përshkallëzim, dhe si dikush që themeloi dhe udhëhoqi procesin Brdo-Brioni”.
“Unë mendoj se dikush me atë lloj përvoje që vjen nga afërsia e këtij rajoni mund të bëjë ndryshimin dhe mund të jetë një ‘ndryshues i lojës’. Por, nëse vendosin ndryshe, nëse gjykojnë se një politikan me përvojën e Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës mund të jetë i tepërt, ose se nuk është i përshtatshëm sepse është politikan dhe do të mbështeten te një diplomat, unë do të kuptoj, respektoj dhe vazhdoj punën time tjetër”, tha ai.
I pyetur pse mendon që do të jetë kandidati më i suksesshëm si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, Pahor tha se ka disa avantazhe në krahasim me disa nga kandidatët e tjerë.
“Kam njohuri dhe përvojë të mjaftueshme që të mund të dalloj rrethanat që do të më lejojnë si ndërmjetës të bëj një ndryshim në lojën që tani është ndalur….”, tha ai.
Sipas tij, është e nevojshme të respektohet ajo që është marrë vesh në Ohër. Kjo marrëveshje ka të gjitha karakteristikat e një traktati detyrues ndërkombëtar dhe të dyja palët janë të detyruara t’i përmbushin parimet dhe marrëveshjet që i lidhin – që Kosova të krijojë një komunitet të komunave serbe dhe që Serbia të vazhdojë disa nga proceset për të cilat u angazhua atje.
Ai tha tutje se problemi me kryeministrin Albin Kurti, qeverinë dhe gjithë publikun politik të Kosovës është se ata e kuptojnë bashkësinë e komunave serbe si vazhdimësi e konceptit të botës serbe, apo paralele me Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Ata kanë frikë se kjo në fakt i jep Serbisë një levë formale për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës”, citohet të ketë thënë Pahor, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, sipas tij, ky premtim është dhënë dhe është nënshkruar dhe në Kosovë janë të obliguar ta përmbushin dhe siç tha se kjo është e mundur të arrihet pas një procesi.
“Nëse nuk do ta mendoja se mund të arrihej – edhe pse të gjithë më thonë jo për momentin – nuk do të kandidoja për këtë pozicion…”, tha ai.
Pahor po ashtu ka folur rreth asaj se çfarë e shqetëson më shumë.
“Situata në linjën Beograd-Prishtinë është vërtet shumë e ndërlikuar. Kosova nuk dëshiron të krijojë një komunitet të komunave serbe në veri të Kosovës, Beogradi nuk pajtohet me asgjë që mund të kuptohet si një hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Incidentet shpërthejnë herë pas here. Ne ishim shumë afër një përshkallëzimi serioz vjeshtën e kaluar kur serbët e Kosovës sulmuan Banjskën në veri të Kosovës. Një polic i Kosovës ka vdekur, por duke pasur parasysh listën tronditëse të armëve të sekuestruara nga një grup serbësh të Kosovës, mund të kishte përfunduar shumë më keq”.
“…nëse autoritetet zyrtare të Serbisë do të qëndronin pas kësaj, do ta dinin, do ta mbështesnin, çfarëdo… kjo është jashtëzakonisht shqetësuese… Askush nuk ka ende një përgjigje përfundimtare për këtë, por ishte një akt shqetësues që në fakt e bëri të qartë se një luftë e vërtetë, jo vetëm incidente, mund të rikthehej edhe në Ballkanin Perëndimor”.
Ai thotë tutje se do të ishte edhe në interes të autoriteteve serbe që të jenë jashtëzakonisht transparent për veprimet e atyre që ishin përgjegjës për incidentet e fundi.
Duke folur rreth kriminelit Milan Radoiçiq dhe se a duhet që ta dorëzojë Serbia në Kosovë, ai tha se duhet vepruar në përputhje me ligjet serbe dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë