Borussia Dortmund nuk ia ka arritur të shënojë fitore ndaj Bochum si mysafir (1-1), në kuadër të javës së 30-të.

Ndeshja nisi me dy gola të shpejtë që u shënuan nga të dy skuadrat.


Anthony Losilla arriti të shënojë në portën e Gregor Kobel, që në minutën e pestë.

Borussia Dortmund barazoi në minutën e shtatë me golin e Karim Adeyemi.

Fu0uptKWIAAXYnV scaled

Milionerët kishin shumë raste të shënonin në pjesën e parë, por nuk ia arriti.

Pjesa e dytë ishte më e dobët sa i për rasteve, edhe pse Borussia Dortmund shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Borussia Dortmund ka aktualisht 61 pikë, dy më pak se Bayern Munich që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

telegrafi sport app