BOROTALCO – Historia e një arome që zgjat

Gjithçka nisi në një farmaci të vogël në Firencë, si Boro-talcum një pudër e butë që kujdesej për lëkurën e miliona njerëzve. Që në fillim, Borotalco u bë simbol i pastërtisë dhe kujdesit për të gjithë, nga foshnjat te të rriturit, me aromën e tij të veçantë.
BOROTALCO ORIGJINAL – Linja e parë e deodorantëve
Gjatë viteve ’90, aroma e njohur e brendit mori jetë në një linjë të plotë për higjienën personale me Borotalco Origjinal, linjën e parë të deodorantëve me formulë speciale që shumë pak deodorantë e kanë Active Crystal Talk e cila thith djersën në mënyrë natyrale, pa e rënduar lëkurën si dhe ofron një ndjesi të thatë.
Aroma e tij unike nuk ka nota tipike ‘femërore’ apo ‘mashkullore’, por ofron një ndjesi të freskët dhe të butë që përshtatet natyrshëm me stilin e çdo personi, pa dallim gjinie.
Borotalco Origjinal njihet si një aromë klasike që të kujton pastërtinë dhe kujdesin e përditshëm.
Imagjino të ndihesh i freskët dhe i thatë gjatë gjithë ditës, pa u shqetësuar për njollat në rroba apo irritimet e lëkurës. Një aromë e butë, që u mundëson të krijoni kujtime të mira dhe u jep vetëbesim në çdo moment.
BOROTALCO me linja të tjera - Risi në pamje dhe teknoligji
Përveç Borotalco Origjinal, brendi vit pas viti lansoi edhe linja të tjera të cilat shumë shpejt u bënë të preferuara, falë aromave të veçanta dhe mbrojtjes së gjatë.
🏃 Active - E destinuar për ata që kanë stil jete aktive. Uniseks dhe me freski 48-orëshe që rifreskohet saherë që lëvizni.
💪 Intensive – Uniseks dhe me mbrojtje maksimale për ditë të ngarkuara dhe sfiduese.
👔 Invisible – Nuk lë njolla në rroba. Uniseks dhe me pastërti dhe aromë pa kompromis.
🧴 Soft – Formula e butë për lëkurë të ndjeshme. Uniseks por i preferuar veçanërisht nga femrat.
👨🦰 Men – Linjë e dedikuar për meshkuj, me aroma të forta dhe freski intensive.
Për më shumë rreth linjave, pamjes dhe detajeve të tjera, mund të mësoni duke klikuar këtu.
Borotalco gjendet lehtësisht në tregun e Kosovës, në format Spray dhe Roll On.
120 vite histori - Dëshmi e trashëgimisë dhe cilësisë
Borotalco nuk është thjesht një produkt – është pjesë e kujtimeve, e kulturës dhe e identitetit italian. Në vitin 2022, brendi u përfshi në Regjistrin e Markave Historike të Interesit Kombëtar në Itali, si dëshmi e trashëgimisë dhe cilësisë që ka përçuar brez pas brezi.
BOROTALCO – Përqafo jetën
Viteve të fundit, Borotalco përdor sloganin “Përqafo jetën”, duke e cilësuar përqafimin si simbol të afërsisë, kujdesit dhe ndjesive të sinqerta.
Me Borotalco, ndihesh i sigurt të jesh pranë të tjerëve, të përqafosh lirshshëm dhe të mbash afër ata që do sepse jeta “merr aromë të mirë”.
Sot, me teknologji të avancuar që rifreskon aromën gjatë gjithë ditës dhe një pamje moderne, Borotalco mbetet besnik ndaj vlerave të tij: kujdes delikat, aromë autentike dhe një ndjenjë sigurie që të fton të jetosh jetën në maksimum të krijosh kujtime të bukura dhe të ndihesh mirë në lëkurën tënde çdo ditë.
Borotalco - Përqafo jetën!














































