LAJMI I FUNDIT:

Boronicat të vogla, por me dobi të mëdha

Boronicat të vogla, por me dobi të mëdha

Boronicat mund të zvogëlojnë rrezikun e problemeve me ereksion.

Studime tjera gjithashtu tregojnë se boronicat luajnë rol potencial në luftimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe ndihmojnë me humbjen e peshës, transmeton Telegrafi.


Boronicat gjithashtu lidhen edhe me uljen e rrezikut të kancerit, sëmundjeve të zemrës, pezmatimeve etj.

Sidoqoftë, lidhja e boronicave me problemet e ereksionit është një studim i ri,  i cili ka studiuar rreth 25 mijë meshkuj.

Meshkujt të cilët kishin ngrënë sasi të mëdha të boronicave kishin raportuar të kenë ulur për 20% rrezikun e problemeve me ereksion, ndryshe nga ata që kanë ngrënë në sasi më të vogla.

Boronicat janë të mbushura me:

– Antioksidantë: Këto përfshijnë vitamina A, C dhe E, e që i ruajnë qelizat nga dëmet dhe sëmundjet e ndryshme. Boronicat janë të mbushura me to.

– Resveratorol: Ky përbërës gjendet te boronicat, te vera e kuqe dhe te çokollata e zezë.

Resveratoroli ndihmon në parandalimin e bllokimit të arterieve dhe ofron mbrojtje nga kanceri. Studimet e fundit gjithashtu tregojnë se mund të jetë i mirë për personat e diagnostikuar me Alzheimer.

– Flavonoidet: Këta përbërës i japin boronicës ngjyra të mahnitshme dhe ndihmojnë kundër kancerit, pezmatimeve dhe sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori