Ai kalon dorën në flokët e tij të shpupurisur, citon tabela antike me ligje të Hamurabit dhe përmend mendimtarin John Stewart Mill. Por ndërkohë njihen truket e vogla retorike të Boris Johnsonit: ai bën gjeste madhështore, për të fshehur boshësinë intelektuale dhe mospërfilljen e plotë të fakteve.
Ministri i Jashtëm konsiderohet si njëri nga përfaqësuesit më të shquar të Brexit-it, por sa më shumë afrohet largimi nga BE, aq më të fortë bëhen kundërshtarët e tij. Tani Boris Johnsoni lufton për trashëgiminë e tij politike dhe për të ardhmen e tij.
Ai i kupton frikërat e skeptikëve nga pasojat e Brexitit, betohet Boris Johnson. Për t’i fshirë ato me një të rënë të dorës nga tryeza në momentin pasues. Britania e Madhe nuk do të bëhej as ishullore, as më pak e rëndësishme nga pikëpamja strategjike me largimin nga BE. Dhe menjëherë pas kësaj ai pohon me guxim se tregtia me BE nuk është kaq e rëndësishme për ekonominë britanike. E ardhmja ekonomike pret diku tjetër jashtë në botën e madhe, para së gjithash në Azi. “Global” është po ashtu fjala e preferuar e tij. Faktet ekonomike, deputetët konservatorë të Tory nuk i kanë kundërshtuar kurrë: BE është vërtet, me dallim të madh nga të tjerët, partneri më i madh tregtar i Britanisë së Madhe, por këtë pak gjë do ta zëvendësojnë Singapori dhe të tjerët pas Brexit-it pa problem, apo?
Edhe njëherë tjetër u pikturon Johnsoni bashkatdhetarëve të tij një të ardhme të lavdishme dhe në mirëqenie pa Evropën. Edhe nëse ekonomistët dhe gazetarët i dëshmojnë atij njëqind herë të kundërtën: Borisi e njeh rregullin bazë të propagandës. Një gjë vetëm duhet ta përsëritësh mjaftueshëm dendur, që të konsiderohet e vërtetë.
Shumica e britanikëve e njohin tashmë raportin e tensionuar të Boris Johnsonit me të vërtetën dhe trajtimin tepër të shpenguar që u bën ai fakteve të rëndësishme politike. Si ministër i Jashtëm ai ka kohë që është diskredituar. Por edhe si kryebreksitas ai ka humbur çdo besueshmëri. Interesi i tij kryesor para së gjithash është që të pengojë një referendum të dytë dhe që të nxisë ambicien e tij. Johnsoni vazhdon të besojë se në fakt fati e ka caktuar që të jetë kryeministër dhe se në fund mund të bëhet pasardhës i Theresa Mayt.
Brexi-ti duhet të jetë i ashpër, është mesazhi i tij, përndryshe gjithçka do të jetë e kotë. Vetëm e çliruar nga vargonjtë e marrëveshjeve dhe rregullave evropiane mund të ngrihet Britania e Madhe si shqiponjë në ajër. Kështu flet dikush që ose nuk kupton asgjë nga ekonomia botërore ose që e paraqet veten me qëllim si injorant. Në fund mbeten vetëm fjalë të marra të një kryemjeshtri të premtimeve boshe. Gjithçka do të rregullohet? Këtë nuk duhet ta besosh, kur përcjellësi i këtij mesazhi është Boris Johnsoni.
Johnsoni duhet të jetë tani i pari që të tregojë ato që mendon lidhur me Brexit-in e tij. Ministra të tjerë dhe në fund vetë kryeministrja duan të paraqesin në ditët në vijim strategjinë e tyre të Brexit-it. Ajo vjen e vonuar me muaj të tërë, aq më tepër kur nuk pritet një plan i besueshëm: kabineti është dhe mbetet i përçarë.
Brexit-i është vendimi më i rëndësishëm në historinë më të re të vendit, thonë vëzhguesit britanikë. Por qeveria në Londër dështon dhe nuk është e përgatitur për përgjegjësinë e saj. Lufta për Brexitin po e copëton vendin, po i përçan Tory-t dhe po e helmon klimën politike. Kjo vetëm mund të keqësohet në kuadër të negociatave me Brukselin muajt e ardhshëm. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit