Bordi i KEK-ut: Raportimet e drejtorit Gjukaj për rënie të blloqeve të pamjaftueshme

Bordi i drejtorëve të KEK-ut, gjithashtu ka shprehë shqetësim për mospërkrahje të mjaftueshme nga Policia e Kosovës, ne veçanti në regjionin e Prishtinës siç është rasti i Podujevës ku punëtorët e KEK-ut janë rrah nga ana e një konsumatori dhe policia e Kosovës nuk ka arrestuar asnjë person.
“Bordi shpreh protestë për vazhdimin e mospërkrahjes së mjaftueshme nga ana e gjykatave”.
Gjatë këtij takimi Bordi kompletoi zyrën për ristrukturim të kompanisë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës si dhe ka udhëzuar menaxhmentin që të filloje sërish procedurat për tenderimin e blerjes se shërbimeve te sigurisë.
Në mbledhje gjithashtu u bë dorëzimi i kompetencave nga ana e komitetit ad hoc të auditimit në komitetin e ri të auditimit më në krye Uzair Hamza.
Gjatë po këtij takimi, Bordi morri vendim që nga viti 2009, KEK-u të fillojë edhe me sigurimin shëndetësor dhe jetësor të punëtorëve si një nevojë e domosdoshme.
Ndërkohë nga menaxhmenti është kërkuar që nga data 1 dhjetor të fillohet më leximin e njehsorëve edhe në vendbanimet me minoritetin serb dhe kërkojë nga menaxhmenti që të fillojë më përgatitjet e menjëhershme. /Telegrafi/



















































