Borani të marinuara kreshmore, por edhe e shijshme nga frigoriferi me ngrirje të thellë

Nuk është e saktë që dreka e shijshme dhe e shëndetshme patjetër duhet të jetë vetëm nga artikujt e freskët
Provoni recetën e gjyshes dhe do të bindeni që ka edhe mundësi të tjera, transmeton Telegrafi.
Përbërësit: - 500 g borania nga frigoriferi me ngrirje të thellë; - 1 qepë; - 5-6 thelpinj hudhre; - 2 patate të vogla; - 2 karota; - spec i kuq; - 1 domate; - 1 spec; - fletë majdanozi.
Në vaj fërgoni qepën e grirë imët, shtoni specin e grirë, karotën e grirë, shtoni boraninë, pataten e grirë dhe fletët e grira të majdanozit. Bën edhe ndonjë fletë dafine.
Marinoni duke shtuar nga pak ujë, kur të zbuten, shtoni edhe specin e kuq, domaten, erëzën dhe kripën, bën edhe një lugë hajvar.
Fërgoni edhe pak dhe dreka juaj është e gatshme. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































