Të premtën do të mbahet punëtoria kreative “BONE VET vazon tënde nga argjila” në Muzeun e Mitrovicës.

Ky aktivitet është për fëmijët e moshës 7-11 vjeç dhe do të fillojë nga ora 12:30 deri në orën 13:30, shkruan Telegrafi.


Sipas njoftimit, kjo punëtori kreative bëhet “për të zbuluar artistin” brenda fëmijëve.

Bëhet e ditur se përparësi në aplikim kanë fëmijët që aplikojnë për herë të parë.

465459832 880918404138698 5035597845625732845 n Punëtoria kreative "BONE VET vazon tënde nga argjila"

“Ky aktivitet është pjesë e projektit "Trashëgimia dhe Inovacioni", mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Sektori i Kulturës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/