Arinc ka dashur të sqarojë menjëherë: “Fjalët e mia i janë referuar një kuptimi më të gjerë. E kisha fjalën për rëndësinë e çiltërsisë, për sjelljet e përshtatshme të grave dhe të burrave, të besnikërisë reciproke mes bashkëshortëve dhe nuk heq dorë nga mendimi im”.

LEXO PO ASHTU: Zv.kryeministri turk: Femrat nuk duhet të qeshin në publik


Më pas ai shtoi: “Ka disa artistë që më kanë dërguar fotot e tyre me të qeshura të shtirura. Një buzëqeshje e vërtetë, i jep energji një njeriu, por këto të qeshura janë artificiale. Janë të qeshura të njerëzve që shkojnë me pushime me të dashurin, duke lënë bashkëshortin në shtëpi”. /Telegrafi/