LAJMI I FUNDIT:

Bolton udhëton në Izrael dhe Turqi për diskutime rreth Sirisë

Bolton udhëton në Izrael dhe Turqi për diskutime rreth Sirisë

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton tha se do të udhëtojë në Izrael dhe Turqi, për të diskutuar tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhe mënyrën sesi Uashingtoni dhe aleatët do të trajtojnë “sjelljen malinje” të Iranit në rajon.

Përmes një postimi në Twitter, Bolton gjithashtu tha se do të diskutojë edhe për mënyrën sesi të parandalohet “rishfaqja” e grupit militant, Shteti Islamik në rajon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 19 dhjetor, befasoi ligjvënësit amerikan dhe shumë udhëheqës ushtarak kur paralajmëroi tërheqjen e 2 mijë trupave amerikane nga Siria, të cilët po ndihmojnë milicinë kurde në luftimin e militantëve të Shtetit Islamik, raporton Rel.


Së fundi, Trumpi u zmbraps nga një tërheqje e shpejtë duke thënë se ajo do të ndodhë gradualisht.

Senatori republikan, Lindsey Graham iu tha gazetarëve se presidenti Trump, është i përkushtuar të sigurohet se Turqia nuk do të përleshet me forcat kurde të cilat gëzojnë mbështetjen e SHBA-së.

Trump gjithashtu siguroi Ankaranë se do të ketë një “zonë amortizuese” brenda Sirisë për të mbrojtur dhe ndihmuar interesat e saja.

Ankaraja e konsideron milicinë kurde si pjesë të Partisë Punëtore të Kurdistanit dhe është zotuar se do ta shkatërrojë atë.

Izraeli ka shprehur shqetësime se tërheqja e SHBA-ve nga Siria do t’ia mundësonte Iranit të konsolidojë prezencën aty si dhe do të paraqiste rrezik për sigurinë.

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori