Bolt do të nisë stërvitjet me Dortmundin dhe do të përpiqet të luajë futboll

Njeriu më i shpejtë në botë dhe zotëruesi i tetë medaljeve të arta në tri Olimpiada, Usain Bolt, ka njoftuar se do të nisë së shpejti stërvitjen me Borussia Dortmund.
“E kemi vendosur, do të stërvitem me ta. Të shohim si do të ecin seancat”, ka deklaruar atleti xhamajkan, citon TCH.
“Nëse jam mirë, do të luaj. Nëse nuk jam mirë, do ta mbyll gojën e do të largohem”, ka shtuar ai.
Bolt do të tërhiqet nga atletika pas Botërorit të Londrës (që zhvillohet në periudhën 5-13 gusht).
Prandaj, stërvitja e tij me një nga klubet më të mëdha gjermane, do të nisë vetëm pas kësaj periudhe.

Nga
Telegrafi
27/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































