Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, si iniciuese e interpelancës së kryeministrit të Kosovës, për të diskutuar për të pagjeturit, tha se qeveria e ka dëmtuar procesin e dialogut. Ajo ka kërkuar që Serbisë t’i bëhen të qarta përgjegjësitë ndaj Kosovës lidhur me këtë çështje dhe nëse nuk i pranon mos të vazhdojë dialogu.
Duke u thirrur në zotimet e 4 shtatorit, ajo tha se me një paragraf të zhdukurit dhe të zhvendosurit barazohen, diçka që sipas saj nuk mund të ndodhë.
“Ne, Kosova, duhet të kemi ekip të ekspertëve, të draftojmë një dokument me kërkesa specifike dhe të përcaktojmë përgjegjësitë që i ka Serbia ndaj Kosovës. Të vendoset para tavolinës, dhe nëse Serbia nuk pajtohet atëherë nuk ka dialog. Kjo çështje do të marrë vite të tëra por duhet të udhëhiqet procesi drejtë dhe mirë. Nuk është për t’u mburrur zotëri Hoti kinse je i vetmi që ke vënë këtë temë në tavolinë, sinqerisht më mirë hiç, sesa në mënyrën si je duke e trajtuar çështjen e të zhdukurve në dialog”, tha ajo.
Ajo tha se është e papranueshme mënyra se si të pagjeturit po trajtohen në dialog.
“A mund të më tregojë kryeministri se si definohen në konventat ndërkombëtare të zhdukurit me forcë, të pagjeturit, të zhvendosurit, dhe refugjatët, a e di ky këtë. A e ka ditur ndonjëri nga personat në delegacion ku është nënshkruar kjo, unë nuk e besoj, sepse po ta dinin nuk do të nënshkruanin këtë paragraf, kjo formë e trajtimit të të zhdukurve e dëmton procesin e të zhdukurve dhe kjo nuk është mënyra se si dialogohet. Kosova ka çdo avantazh për të trajtuar dinjitetshëm dhe për të këmbëngulur për çështjen e të zhdukurve karshi Serbisë. Dhe është e turpshme e papranueshme që të barazohet me Serbinë në dialog”, tha ajo.
Bogujevci ka paraqitur dy pika të rezolutës, për të cilën u kërkoi deputetëve përkrahje.
Kuvendi i Republikës së Kosovës thekson se çështja e personave të pagjetur nuk mund të ndërlidhet kushtëzohet apo varet nga asnjë çështje tjetër. Qeveria e Kosovës duhet të insistojë në adresimin e çështjes së të pagjeturave në harmoni të plotë me standard dhe mekanizma ndërkombëtar. Kuvendi i i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos pranojë të bisedojë me cilindo zyrtar nga Serbia pa ofrimi ne menjëhershëm të informacioneve për vendndodhjen e gjithë personave që nuk janë gjetur luftës së fundit./KP/.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi