LAJMI I FUNDIT:

Boga nuk pendohet për largimin nga Chelsea: Hazard, Pedro e Willian – nuk ishin më të mirë se unë

Boga nuk pendohet për largimin nga Chelsea: Hazard, Pedro e Willian – nuk ishin më të mirë se unë

Jeremie Boga ka thënë se nuk është penduar për largimin nga Chelsea.

Anësori i Sassuolos madje bëri të ditur se Eden Hazard, Willian dhe Pedro nuk ishin më të mirë se ai në kohën kur ishte në Stamford Bridge.

22-vjeçari deklaroi se shkaku i hierarkisë, ai nuk luajti shumë te skuadra londineze, por që nuk është penduar që është larguar.


Image result for jeremie boga

“Unë u transferoVa te Chelsea në moshën 12-vjeçare, pasi zbuluesit e lojtarëve të tyre më vunë re në një klub të vogël  në Marseille,” ka thënë ai në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Ishte shumë e vështirë, ato dy vitet e para, duke shkuar nga bregdeti i Marsejës në mjegullën e Londrës. Ushqimi ishte gjithashtu një problem serioz, pasi shkoja nga ushqimi me drithëra në mëngjes në një pjatë me vezë dhe proshutë. Ishte e pamundur të tretet”.

Image result for jeremie boga

“Shokët e mi të skuadrës në ekipin e të rinjve te Chelsea ishin Tammy Abraham, i cili tani është sulmuesi kryesor tani, Ruben Loftus-Cheek, Charly Musonda … ne fituam Ligën e të rinjve të UEFA-s dhe Ligën Premier për gurpmoshat U21”.

“Nganjëherë pyes veten nëse do të kisha pritur më gjatë për shansin tim në Chelsea, por unë duhej të luaja rregullisht dhe isha pas Hazard, Pedro dhe Willian. Nuk është se ata ishin më të mirë se unë, por ata ishin përpara në hierarki.

Barcelona e dëshiron Jeramie Bogan, por Chelsea ka klauzolë shumë të ulët për ta riblerë atë
Lexo po ashtu Barcelona e dëshiron Jeramie Bogan, por Chelsea ka klauzolë shumë të ulët për ta riblerë atë

“Jo, nuk pendohem. Antonio Conte nuk më foli shumë. Kur ai më dha debutimin tim kundër Burnley, gjithçka që ai tha ishte: “Është radha jote”, ka shtuar më tej Boga.

Anësori mund të rikthehet te Chelsea në verën e vitit 2020, pasi këta të fundit në klauzolën e tij kanë të drejtë t’i marrin sërish shërbimet nga Sassuolo për një shumë rreth 3,5 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori