Boçvarski: Kemi investuar 23 milionë euro për rikonstruimin e rrugëve lokale në komunat e vendit
“Janë investuar 23 milion euro për të ndërtuar dhe rikonstruktuar 93 lokale në 44 komuna dhe në qytetin e Shkupit me projektin e Ministrisë për Transport dhe Lidhje, me mbështetje të Bankës Botërore”.
Këtë e ka potencuar Ministri për Transport dhe Lidhje, Blagoj Bocvarski në konferencën e sotme ku janë prezantuar rezultatet që janë realizuar në këtë projekt ku morën pjesë Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovacevska dhe Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Projekti është me vlerë të përgjithshme prej 70 milionë eurove, ndërsa mjetet janë ndarë në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit, për realizimin e projekteve të rrugëve lokale, me të cilat pritet të rehabilitohen gjithsej 450 kilometra rrugë lokale.
“Të gjithë jemi pajtuar me këtë projekt. Rehabilitimi i rrugëve lokale, është prioritet për të gjithë qytetarët, për ekonominë, por edhe për përmirësimin e sigurisë në komunikacion”, deklaroi Boçvarski.
Ai gjithashtu theksoi se në komunat ku tashmë është realizuar ky projekt rezultatet janë të dukshme.
Në konferencë gjithashtu u potencua se deri në fund të vitit do të publikohen disa thirrje publike, me të cilat do të përfshihen gjithsej 106 kilometra rrugë lokale nëpër komunat e vendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251