LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: Jemi në fazat e para të studimit për rrugën Tetovë – Prizren

Boçvarski: Jemi në fazat e para të studimit për rrugën Tetovë – Prizren

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoni, Bllagoj Boçvarski, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me rikonstruimin e rrugëve lokale në të gjitha komunat e vendit.

Ai është pyetur edhe për projektin e shumë-përmendur, rrugën Tetovë – Prizren. Në lidhje me këtë Boçvarski, tha se për momentin Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke i bërë të gjitha parafazat dhe kur do të kenë parametra më të sakta, do të vazhdojnë me procedurat tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin jemi duke i bërë të gjitha parafazat dhe kur do të kemi parametra më të sakta rreth ndërtimit të rrugës Tetovë – Prizren, sa do të kushtojë, nëse do të jetë i leverdishëm dhe ku do të sigurohen financat, do të vazhdojmë me procedurat tjera”.


“Për ne si Qeveri, kyçe është që vlerësime pozitive të japin studimet për leverdi dhe për ndikimin ndaj ambientit jetësor që më pas të fillojmë me përpunimin e projektit bazë për lidhjen e Tetovës me Prizrenin. Por, derisa nuk kemi vlerësime pozitive nga studimet dhe parafazat e projektimit nuk do ta fillojmë përpunimin e projektit bazë. Ka zgjidhje ideore. Kemi biseduar edhe me Ministrinë për Transport të Kosovës për këtë çështje, që është e rëndësishme për dy rajonet”, deklaroi Boçvarski.

Ai shtoi se nëse realizohet ky projekt, do të ketë ndikim të madh në përmirësimin e komunikacionit në qytetin e Tetovës.

Ndryshe, rruga Tetovë – Prizren prej kohësh ka qenë pjesë e premtimeve gjatë fushatave zgjedhore nga partitë politike, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori