Vetë modeli bob mbetet një simbol i përhershëm i thjeshtësisë dhe elegancës, por në këtë variant zjarrtë merr një energji krejtësisht të re. Flokët e kuq të kombinuar me prerjen precize bob japin atë efektin mbresëlënës

Nëse ka një ngjyrë që mund të shprehë njëkohësisht luks, forcë, është pikërisht kjo: “cherry cola red”, një nuancë e ngrohtë e të kuqes me nënnuanca kafe dhe bordo, që të kujton në mënyrë joshëse pijen e gazuar me të njëjtin emër.


E famshmja Cara Delevingne, e njohur për shpirtin e saj rebel dhe qasjen e patrembur ndaj modës, edhe një herë dëshmon se është gjithmonë një hap përpara trendeve. Këtë herë ajo është shfaqur me një model të ri ultra-elegant - bobin “cherry cola red”, që bashkon sofistikimin, guximin dhe një feminilitet të parezistueshëm.

Kjo nuancë është një deklaratë më vete, përcjell luks dhe vetëbesim, ndërkohë që përputhet në mënyrë të përkryer me çdo ton lëkure. Nuk është çudi që tashmë konsiderohet si ngjyra më e kërkuar e sezonit mes trendsetereve dhe figurave të njohura.

Modeli bob mbetet gjithmonë simbol i thjeshtësisë dhe elegancës, por në këtë variant të zjarrtë fiton një energji krejt tjetër. Flokët e kuq të kombinuar me prerjen e pastër bob sjellin efektin mahnitës: mjaftueshëm të guximshëm për të tërhequr vëmendjen, e po aq shik për të dukur i përsosur në çdo rast.


Nëse po mendoni të bëni një ndryshim pa e tepruar, kjo është frizura që freskon pamjen pa humbur elegancën. Cara Delevingne edhe një herë tregon se guximi në modë shpërblehet gjithmonë, sepse, të themi të drejtën, bobi i kuq nuk del kurrë nga moda.

/Telegrafi/