LAJMI I FUNDIT:

Boban shpreson ta transferojë Modricin te Milani

Boban shpreson ta transferojë Modricin te Milani

Milani thuhet se ka tentuar përsëri ta transferojë Luka Modricin nga Real Madridi për këtë afat kalimtar veror.

Sipas asaj që raporton La Gazetta dello Sport, Zvonimir Boban, është duke shpresuar që ta bindë bashkëkombësin e tij që të kalojë në San Siro.

Rossonerët kishin tentuar edhe në verën e kaluar ta transferojnë fituesin e Topit të Artë, mirëpo ky i fundit kishte bërë me dije se ai nuk ka plan të largohet nga Santiago Bernabeu.


Zvonomir Boban (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Kontrata e mesfushorit kroat skadon në qershor të vitit 2020, andaj Boban po shpreson që mund ta transferojë atë te Milani.

Për ta arritur qëllimin e transferimit të Modricit, klubi duhet t’i ofrojë atij një pagë prej dhjetë milionë euro në sezon.

Të gjitha lajmet nga Luka Modric
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luka Modric

Skuadra italiane po tenton po ashtu transferimin edhe të Theo Hernandez e Dani Ceballos, ndërsa arritjet e marrëveshjeve janë afër. Nëse të dy lojtarët e kompletojnë transferimin në San Siro, atëherë mund të ketë shpresë që kroati të kalojë në Milano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori