Boateng konfirmon transferimin te Barcelona: Dua t'i shënoj Real Madridit në Bernabeu

Ylli i Sassuolos, Kevin-Prince Boateng ka konfirmuar se ai do të bashkohet me Barcelonën.
Gjatë ditës së sotme (e hënë) u raportua befasisht për një mundësi transferimi të Boateng te Barcelona.
Mediat italiane raportuan se Boateng kishte rënë dakord të bashkohej me klubin e madh spanjoll.
Tani është ish-sulmuesi i Milanit, i cili nuk ka humbur kohë për të hedhur një paralajmërim të transferimit te tij te Barcelona.
"Barca, unë po vij!", i ka thënë 31-vjeçari gazetarit të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano.
"Jam i trishtuar që po e lë Sassuolon, por është një shans i madh ky".

"Mos më pyesni për Real Madridin ... është vetëm e kaluara!"
"Dua vetëm të përqendrohem te Barcelona dhe shpresoj që të shënoj në Bernabeu në Clasicon tjetër", përfundoi Boateng. /Telegrafi/




















































