LAJMI I FUNDIT:

Bloomberg: Iranianët qëllimisht i kishin gjuajtur raketat në dunat me rërë rreth bazës

Bloomberg: Iranianët qëllimisht i kishin gjuajtur raketat në dunat me rërë rreth bazës

Irani siç duket se nuk ka dashur të ketë viktima në mesin e ushtarëve amerikanë, kur lansoi raketat mbi bazat ushtarake në Irak si kundërpërgjigje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, duke bërë kështu që raketat të godasin dunat me rërë përreth bazës Ajn al-Assad, shkruan Bloomberg.

Duke u thirrur në zyrtarë e paemëruar amerikanë, Bloomberg shkruan se raketat goditën dunat me rërë përreth bazë, duke lënë të kuptohet se iranianët nuk kishin për cak pjesët e brendshme të bazës, transmeton Telegrafi.

Që të tri bazat që gjatë natës së kaluar u goditën nga Irani kanë qenë në gjendje alarmi, kurse pas sulmit autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se iranianët para se të fillonin sulmin i kishin paralajmëruar.


Për fat të mirë asnjë ushtarakë irakianë e amerikanë nuk e ka pësuar me jetë, kurse Bloomberg citon një zyrtar të paemëruar të Shtëpisë së Bardhë që konsideron se iranianët kanë dashur të kryejnë një sulm hakmarrës, por në një mënyrë që nuk do të haste në reagim të ashpër nga ana e amerikanëve.

Kujtojmë që 22 raketa të Iranit ishin shkrepur dhe nisur në drejtim të bazave ushtarake në Irak, por 17 prej tyre kanë goditur gazën Ajn el-Assad. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Lexuesja e buzëve” zbulon se çfarë i thanë njëri-tjetrit Trump dhe Zelensky, në funeralin e Papës

“Lexuesja e buzëve” zbulon se çfarë i thanë njëri-tjetrit Trump dhe Zelensky, në funeralin e Papës

Botë
Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore

Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore

Botë
Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Botë
The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

Evropa
Dalin fotografi nga takimi Trump-Zelensky i cili u zhvillua në Vatikan, shihen edhe dy liderë evropianë

Dalin fotografi nga takimi Trump-Zelensky i cili u zhvillua në Vatikan, shihen edhe dy liderë evropianë

Botë
Macron: Zelensky pranoi një armëpushim pa kushte

Macron: Zelensky pranoi një armëpushim pa kushte

Evropa
Kalo në kategori