eksperti-banner

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se janë ndërmarrë masa të menjëhershme pas një dyshimi për cilësinë e produktit medicinal “Compound Sodium Lactate Intravenous Infusion BP 500 ml”, i përdorur në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas një njoftimi për media thuhet se pas njoftimit nga farmacistja përgjegjëse e barnatores së Spitalit Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë për një rast që ndërlidhet me produktin medicinal Compound Sodium Lactate Intravenous Infusion BP 500 ml, për të cilin ishte ngritur dyshimi se mund të mos ishte brenda specifikave të përcaktuara për produktin, SHSKUK, në bashkëpunim me AKPPM-në dhe Inspektoratin Farmaceutik, ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme.


"Më 17.06.2026, Inspektorati Farmaceutik ka kryer inspektim në barnatoren e spitalit, ku është verifikuar gjendja e raportuar për produktin në fjalë. Përmes procesverbalit, Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar bllokimin e 1,432 njësive të produktit medicinal Compound Sodium Lactate Intravenous Infusion BP 500 ml deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe procedurave përkatëse vlerësuese", thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim natyra e gjetjes do të përcaktohet pas përfundimit të analizave laboratorike dhe vlerësimeve profesionale nga institucionet kompetente.

"Do të ju njoftojmë për rezultatet përkatëse pas përfundimit të këtyre procedurave.ShSKUK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e shëndetit publik dhe sigurisë së pacientëve. Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të pacientëve dhe garantimit të cilësisë së produkteve medicinale që përdoren në institucionet shëndetësore, do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme në përputhje me rekomandimet dhe vlerësimet e institucioneve kompetente", thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/