Bllokohen me makinë nga uji, ja si shpëtohen dy persona (Video)

Si përherë, mjaftoi vetëm gjysmë ore shi i rrëmbyer që Tirana të pushtohej nga uji.
Në pak minuta rrugët e kryeqytetit u përmbytën, duke shkaktuar probleme në qarkullim.
Por këto minuta me shi gati sa nuk përfunduan në tragjedi në një nga rrugët e Paskuqanit.
Dy persona, një djalë dhe një vajzë, mbetën të bllokuar pasi makina e tyre ngeci në mes të rrugës për shkak të ujit.
Fatmirësisht, aty rastisi nja makinë tip fuoristradë e cila u ndal paralelisht me ta.
Kjo video e publikuar nga “Jeta osh qef” shfaq momentin ku djali dhe vajza dalin nga xhami i makinës së tyre dhe hipin në automjetin tjetër.
Nga
Telegrafi
26/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































