"Blindohet" Singapori, limuzina e Kim Jong-un eskortohet nga 40 motoçikleta dhe vetura (Foto/Video)

Kolona prej më shumë se 20 motoçikleta dhe 20 vetura të policisë dhe ato diplomatike, kanë përcjellë limuzinën e liderit koreanoverior Kim Jong-un i cili sot aterroi në Singapor, ku gjatë samitit të shumëpritur do të qëndrojë në hotelin Saint Regis.
Me të mbërritur në Singapor, Kim Jong-un është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme Vivian Balakrishan, transmeton Telegrafi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Singaporit, ka njoftuar më herët që Kim do të takohet me kryeministrin e këtij vendi Li Hsijen Lung.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































