Bleu valixhen e humbur nga aeroporti Heathrow për 129,99 funte, TikTokeri tregon se çfarë gjeti brenda saj

Nëse keni humbur ndonjëherë një valixhe në aeroport, mund të mendoni se patjetër do të ribashkoheni me çantën tuaj. Por në fakt nuk është kështu.
Nëse bagazhi është braktisur për muaj të tërë dhe aeroporti nuk mund të kontaktojë me pronarin, është e mundur që dikush tjetër ta blejë atë, transmeton Telegrafi.
Pra, çfarë mund të gjeni brenda? Krijuesi i TikTok, Carmie Sellitto (@touchdalight) ka ndarë përvojën e tij pasi bleu bagazhin e humbur të dikujt nga aeroporti Heathrow për 129,99 funte.
Në një video të TikTok, Carmie shpjegoi: ‘Të gjitha bagazhet e shitura [Heathrow] janë të padeklaruara. Me sa duket aeroporti bën gjithçka që mundet për të gjetur pronarin për muaj të tërë.’
Blerja e bagazheve të humbura është gjithmonë një pazar.
Ndërsa disa blerës me fat mund të përfundojnë duke gjetur sende të shtrenjta luksi, të tjerët do të përfundojnë me asgjë më shumë se rroba të pista dhe suvenire të lira me vlerë shumë më pak se paratë që kanë paguar për çantën.
Carmie filmon veten duke hapur valixhen e cila ka një çantë dhe disa palë këpucë në krye.
TikTokeri nuk është në gjendje të zbulojë se çfarë ka brenda çantës misterioze pasi ajo ka një kyç.
Ai është më me fat kur bëhet fjalë për këpucët, me Carmie që zbuloi se një palë është nga Gucci ndërsa një palë tjera janë Alexander McQueen.
Më pas, Carmie merr një bluzë dhe filmon veten duke e nuhatur atë, por thotë se era e keqe është ‘aq e keqe’ sa ia ka zënë gojën’.
Më pas zbulon një çantë pazari Cartier brenda valixhes me një kuti brenda.
Teksa hap kutinë, Carmie thotë se ka filluar të ‘tërhiqet’ pasi e di se ‘sa të shtrenjta mund të jenë gjërat Cartier’.
Megjithatë, kur hap kutinë, zhgënjehet kur zbulon se në të vërtetë është bosh brenda.
TikTokeri zbulon një faturë në çantë e cila thotë se personi shpenzoi 2,400 euro për blerjen.
Carmie gjen gjithashtu të brendshme dhe çorape brenda valixhes së humbur të cilat ai “nuk dëshiron t’i prekë”.
Më tej brenda valixhes, zbulon një çantë blerjeje Prada me një çantë dore krejt të re brenda, por thotë se nuk mund të dallojë nëse produkti është ‘i vërtetë apo i rremë’.
Më në fund, gjen një ‘çantë të cilësisë së mirë Louis Vuitton me një çantë brenda’.
Kur kontrollon brenda çantës, gjen letërnjoftimin e vajzës dhe vendos t’ia kthejë bagazhin pronarit të ligjshëm.
“Paketova gjithçka në valixhe, ashtu siç ishte dhe nisem në një aventurë për të kthyer çantën”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Influencuesja e filmon veten duke u pickuar nga një prej krijesave më helmuese në botë

Burri me qetësi ‘luan’ me kobrën gjigante – i lë të gjithë të shokuar

Pronarja po shkonte në palestër, qeni nuk dëshironte ta linte – skena e ëmbël do ju bëjë të buzëqeshni

Influencuesja e filmon veten duke u pickuar nga një prej krijesave më helmuese në botë

Burri me qetësi 'luan' me kobrën gjigante - i lë të gjithë të shokuar

Pronarja po shkonte në palestër, qeni nuk dëshironte ta linte - skena e ëmbël do ju bëjë të buzëqeshni

Orban dhe Netanyahu qëndruan para flamujve "të gabuar"

Kur ëndrra të realizohet - fitoi lotarinë pasi paraprakisht e kishte parë në ëndërr

Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat