Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll. Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll. 


Blerta Shala – Futbollistja më e mirë e vitit  

Për herë të parë, Telegrafi, ka vendosur që të ndajë çmime edhe për futbollin e femrave, që çdo vite po vazhdon të ketë rritje, ndërsa angazhimi dhe rivaliteti nuk mungon.  Çmimin e parë për këtë kategori e fitoi futbollistja e KFF Mitrovicës, Blerta Shala. 

blerat1 Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ajo në vitin 2024 kishte 30 ndeshje, ku shënoi 10 gola dhe dhuroi 15 asistime. Ajo ishte ndër me meritoret që KFF Mitrovica fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Blerta Shala është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës për femra tash e një kohë. 

Blerat Shala


/Telegrafi/ 
telegrafi sport app