Blerina Kllokoqi-Rugova paralajmëron koleksionin e ri vjeshtë/dimër

Stilistja e njohur vendore, Blerina Kllokoqi-Rugova, ka nisur punën për koleksionin e saj të ri të veshjeve.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, përmes së cilës ka paralajmëruar veshjet e saj të reja.
Këto kreacione janë të veçanta, të karakterizuara me ngjyrat e stinës, teksa edhe çmimi i tyre pritet të jetë i përshtatshëm për xhepin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kllokoqi-Rugova njihet si një prej stilisteve më të pëlqyera në vend, e cila vazhdon të punojë me shumë prej yjeve të estradës shqiptare.
Koleksioni i saj i ri vjeshtë/dimër pritet të dalë në shitje së shpejti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































