Blej një biletë në Cineplexx me kartë Visa dhe fito një tjetër falas!

Cineplexx së bashku me Visa kanë sjellur një super-ofertë ku për çdo biletë të blerë me kartë VISA, një biletë tjetër vjen falas. Oferta vlen çdo të mërkure në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren.Oferta vlen për të gjithë filmat që janë duke u shfaqur në kinema. Gjithashtu, oferta vlen për të gjitha kartelat VISA të çdo banke. Disa nga filmat më të fundit dhe më të shikuar që mund t’i shikoni sot dhe te përfitoni nga kjo super-ofertë janë:Beetlejuice BeetlejuicePas një tragjedie familjare, tre breza të familjes Deetz kthehen në shtëpi në Lumin Dimëror. Ende e përhumbur nga Beetlejuice, jeta e Lidias kthehet përmbys kur vajza e saj adoleshente, Astrid, hap aksidentalisht portalin për jetën e përtejme.
Speak No EvilKur një familje amerikane ftohet të kalojë fundjavën në pronën idilike rurale të një familjeje simpatike britanike me të cilën zunë miqësi gjatë pushimeve, ato që nisin si pushime shumë shpejt kthehen në makth psikologjik kërcënues.
Oferta vlen vetëm për blerjet fizike në kinema ku kinemaja është e hapur nga ora 16:00. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni uebfaqen e Cineplexx Kosovo.




































