Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e shquar të opozitës Maria Kolesnikova, pasi SHBA ra dakord të heq sanksionet ndaj vendit të Evropës Lindore.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski, është gjithashtu midis atyre që janë liruar pas bisedimeve në Minsk me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Bjellorusinë, John Coale.


SHBA ka rënë dakord të heq sanksionet mbi potashin, një përbërës kyç në plehrat kimike dhe një eksport i rëndësishëm për vendin, presidenti i të cilit, Alexander Lukashenko, është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

"Ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve normalizohen, do të hiqen gjithnjë e më shumë sanksione", tha Coale.

Ndryshe, Ashtu si BE-ja, edhe SHBA nuk e njohën Lukashenkon si president pas zgjedhjeve të padrejta pesë vjet më parë, të cilat çuan në protesta masive në rrugë, të cilat u shtypën brutalisht nga policia.

Qindra njerëz u arrestuan atëherë dhe represioni i fortë politik ka vazhduar.

Sanksionet perëndimore u shtrënguan pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, kur trupat hynë nëpërmjet Bjellorusisë dhe u lëshuan raketa nga territori i saj. /Telegrafi/