LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni gjerman u jep nga pesë ditë më shumë pushim, punonjësve që nuk konsumojnë duhan

Biznesmeni gjerman u jep nga pesë ditë më shumë pushim, punonjësve që nuk konsumojnë duhan

Një biznesmen gjerman u ka dhënë punonjësve të tij që nuk pinë cigare nga pesë ditë më shumë nga pushimi vjetor, sesa ata që rregullisht janë konsumues të duhanit.

“Më herët në mesin e punëtorëve kishte grindje të vazhdueshme me arsyetimin se njëri prej tyre po shkonte sërish të pinte cigare. E kur e llogaritni kohën që ata e kalojnë duke pirë cigare, del se kanë pushuar më shumë”, ka deklaruar pronari i restorantit Helmut Glasd nga Nojshtat, transmeton Telegrafi.


Ai ka marrë një vendim duke i ftuar të punësuarit në një takim, ku secilin e pyeti nëse janë pro pauzave për cigare apo pesë ditë më shumë nga pushimi.

E ky vendim i tij lëre që nuk është kritikuar, por madje ka hasur në përkrahje të madhe nga kolegët që kanë filluar të shqyrtojnë të njëjtën metodë të aplikimit të pushimit.

Ndryshe ky burrë nga Gjermania ka të punësuar 12 persona, ku 5 prej tyre janë konsumues të duhanit siç është edhe ai vetë. E një punëtor i tij ka thënë se do ta lë cigaren me qëllim që të ketë më shumë ditë të pushimit.

Por, pavarësisht zotimit të tij, pronari i restorantit e ka zënë atë duke pirë cigare në bodrum – duke iu mohuar e drejtë t’i kërkojë pesë ditë shtesë të pushimit. E shefi i kuzhinës pas 15 viteve po mendon të heq dorë nga cigarja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
Murati: Pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri, u punësuan 66 persona

Murati: Pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri, u punësuan 66 persona

Ekonomi
Kalo në kategori