Biznesi ku është aksionar Ukë Rugova ka vepruar përgjatë viteve në kundërshtim me postin që ka mbajtur ai: atë të deputetit të parlamentit të Kosovës.
Derisa në njërën anë ishte ligjvënës, në prapaskenë biznesi i Ukë Rugovës nuk ishte i rregullt në zbatimin e ligjeve.
Biznesi i tij – restorant dhe autolarje, i kishte borxh Administratës Tatimore të Kosovës.
Pjesë e Dosja Grande është edhe intervistimi i Ukë Rugovës nga hetuesia e EULEX-it lidhur me bizneset e tij.
Hetuesi i EULEX-it i kishte treguar Rugovës se më datën 3 shtator 2015 kishte marrë një raport tetëmbëdhjetë faqesh nga ATK-ja që flet në detaje për biznesin e tij.
Biznesi “Caffe Uliksi”, më vonë i emërtuar “Zero 8”, kishte deklaruar në ATK një qarkullim prej 65 mijë e 720 eurosh, të realizuar gjatë viteve 2012-2015. Ndërkaq, gjatë periudhës 2009-2012, sipas raportit, ky biznes ka deklaruar të mos ketë pasur qarkullim.
“Zyrtarët e njëjtë të ATK-së na treguan se asnjëherë nuk është paguar asnjë taksë nga ‘Zero 8 sh.p.k.’ sa i përket periudhës 06/2009 deri 06/2015”, i thoshte Rugovës hetuesi i EULEX-it.
Nga ky qarkullim borxhi ndaj ATK-së llogaritej të jetë prej afro 10 mijë eurosh.
Hetuesit e EULEX-it kishin kërkuar përgjigje nga Rugova për borxhin. Uka kishte mbetur pa fjalë.
Avokati i tij, Nexhat Shabani, i kishte thënë se i duhet pak kohë që të konsultohet me klientin e tij për të dhënë më pas një përgjigje.
Pas konsultimit me avokatin, Ukë Rugova ishte thirrur në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Kishte thënë para hetuesve se kur e ka marrë postin e deputetit i është kërkuar ligjërisht që të tërhiqet nga pozita menaxheriale në biznesin privat.
“Pra për çështje menaxheriale që lidhen me tatim unë nuk di asgjë. Tani sa jemi duke diskutuar në lidhje me këtë, katër ose pesë muaj më parë kam takuar Suelin, partnerin tim të biznesit, dhe ai më tha se Administrata Tatimore solli një dokument që tregon se ne kemi disa obligime ndaj asaj zyre”.
“Unë nuk di arsyen pse është kështu, por në atë kohë (2009-2012) askush nuk përmendi ose nuk na tha se ne kemi ndonjë detyrim ndaj Administratës Tatimore”, kishte pohuar Rugova.
Lidhur me borxhin ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, hetuesit e EULEX-it kishin intervistuar gjatë vitit 2014 edhe Suel Bajramin, ortakun e Ukë Rugovës në këtë biznes.
Ortaku i Ukë Rugovës: Borxhet ndaj bankës dhe autostrada dëmtuan biznesin
Bajrami i kishte thënë hetuesve të EULEX-it se biznesi nuk ishte duke shkuar mirë dhe se i kishte borxh në vlerë prej qindra mijëra eurosh Bankës Ekonomike. Këstet e kredisë, sipas tij, pamundësonin shlyerjen e borxheve ndaj shtetit.
“Nuk kam paguar, por jam takuar me ATK-në, u thash atyre se nuk po bëja fitim, përveç fitimit që e përdorja për të paguar kredinë. Nuk kemi paguar qira, sepse prona i takonte babait tim dhe kjo është arsyeja”, kishte thënë Suel Bajrami.
“Unë tashmë e kam informuar ATK-në se do ta paguajë këtë borxh. Me shpresë se nëse e shes tokën, nesër do të paguajnë këtë”, kishte shtuar Bajrami.
Ai kishte rrëfyer para hetuesve edhe për atë se si lindi ideja që ai bashkë me Ukë Rugovën të fillonin një biznes të përbashkët.
“Doja ta shisja shtëpinë, kështu që do të kisha para të mjaftueshme për të filluar biznesin. Më pas, ne po flisnim për projektin dhe biznesin, dhe unë e pyeta atë, pra, isha unë ai që ofroi për të filluar biznesin së bashku. Prandaj ne vendosëm që mos ta shesë shtëpinë time, por të marrim kredi”, kishte shpjeguar Bajrami.
Ai kishte thënë se kjo kishte ndodhur në vitin 2009, ndërsa një vit më pas biznesi kishte nisur punën.
Kishte thënë se fillimisht biznesi po ecte mirë, por më 2011-ën ishte bllokuar rruga dhe kishin nisur të shfaqeshin probleme. Tregonte se biznesi i tyre që gjendej në afërsi të rrugës Prishtinë-Mitrovicë ishte dëmtuar nga ndërtimi i autostradës dhe nuk ishte më lehtë i qasshëm për klientët.
Bajrami, edhe pse thoshte se biznesi kishte nisur të pësonte rënie pas vitit 2011, dokumentet e ATK-së e tregonin të kundërtën. Në fakt, sipas dokumenteve të ATK-së, biznesi nga viti 2009 nuk kishte deklaruar në ATK se kishte pasur qarkullim. Qarkullimin prej mbi 60 mijë eurosh e kishte deklaruar për periudhën 2009-2015, periudhë kjo që Bajrami i referohet si e keqe për biznesin.
Ishte pyetur nga hetuesit e EULEX-it lidhur me deklarimet kontradiktore të tij. Ishte arsyetuar se paratë shkonin në pagesën e kësteve të kredisë dhe se për këtë arsye këtë periudhë e vlerësonte si jo të mirë për biznesin.
Kishte shtuar se aktualisht biznesi është i mbyllur dhe se është duke bërë përpjekje për ta shitur atë si dhe për të shitur tokë, në mënyrë që të paguhen borxhet ndaj bankës dhe ndaj shtetit. /Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A