LAJMI I FUNDIT:

​Bizneset kërkojnë të shtyjnë pagesat në afat 3 mujor për bankat dhe institucionet tjera

​Bizneset kërkojnë të shtyjnë pagesat në afat 3 mujor për bankat dhe institucionet tjera

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti me anë të së cilës ka kërkuar që si masë parandaluese për koronavirusin të shtyhen të gjitha pagesat nga bizneset pa interes dhe pa penallti për një afat 3 mujor, për Bankat e Kosovës dhe në të gjitha institucionet tjera të qeverisë që nuk prekin vitalitetin e funksionimit të shtetit.

Kjo është letra e plotë e Berjanit:

I nderuari Kryeminister z. Kurti,


Duke parë zhvillimet e fundit në Regjion dhe botë që janë duke vepruar në marrjen e masave preventive, bizneset e Kosovës po angazhohen në përkrahje të situatës dhe rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës, andaj kërkojmë nga Ju z. Kryeministër, që të veproni në kohen kur është e arsyeshme që t’i merrni këto masa:

1. Të shtyhen të gjitha pagesat nga bizneset pa interes dhe pa penallti për një afat 3 mujor, për Bankat e Kosoves dhe në të gjitha instuticionet tjera të qeverisë që nuk prekin vitalitetin e funksionimit të shtetit.

Vlen të falenderojm të gjitha bizneset që furnizojnë me produkte të konsumit të gjërë për mos rritje çmimi dhe bizneset e naftes që në këtë moment po bëjnë edhe uljen e çmimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori