LAJMI I FUNDIT:

Bislimi takohet me Sorensen – informoi emisarin mbi përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar ndihmat financiare të Kosovës për shqiptarët në Luginë

Bislimi takohet me Sorensen – informoi emisarin mbi përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar ndihmat financiare të Kosovës për shqiptarët në Luginë

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në vizitën e parë zyrtare të emisarit të ri në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se ai shoqërohej në këtë takim dhe nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e njohu në fillim të takimit emisarin Sorensen me progresin që ka shënuar vendi përgjatë viteve dhe mundësive për zhvillim që ofron Kosova, duke veçuar sektorin e teknologjisë së informacionit dhe moshën mesatare të re të popullsisë si aset të rëndësishëm. Nga ana e tij, Sorensen e uroi zëvendëskryeministrin për procesin zgjedhor në zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit”, thuhet në njoftim.


Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim u bisedua mbi një sërë temash, me fokus në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Implementimit i Ohrit duhet të zbatohen në tërësi përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve. Ai vlerësoi edhe qëndrimin publik të Bashkimit Evropian se sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është shkelje e marrëveshjes.

Tutje, zëvendëskryeministri ngriti shqetësimin dhe e informoi emisarin Sorensen mbi përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar ndihmat financiare të qeverisë së Republikës së Kosovës për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sorensen për vizitën e bisedën e sotme, duke shprehur edhe vullnetin e tij për bashkëpunim të frytshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori